Barcelona ka arritur një fitore komode kundër Mallorcas në javën e parafundit të La Ligas, e fundit në Camp Nou këtë sezon pasi stadium i katalanasve do t’i nënshtrohet fazës së punimeve që pritet të zgjasin të paktën një vit.
Fitorja me këto shifra është një mënyrë e mirë për t’u përshëndetur me 2 legjenda të klubit, Jordi Albën dhe Sergio Busquets të cilët kanë njoftuar largimin e tyre nga skuadra në fund të këtij sezoni.
Këta dy të fundit u përshëndetën mes lotësh me tifozët dhe stadiumin ku kanë kaluar aq fitore të mëdha.
Sa i përket golave, ka qenë Ansu Fati ai i cili shënoi 2 herë për Barcelonën dhe goli i tretë u shënua nga Gavi.
Katalanasit kanë siguruar titullin e La Ligas për këtë sezon, duke arritur të rikthehen tek trofeu i rëndësishëm që nuk e fitonin që prej sezonit 2018-2019.