Barcelona gati ofertën për
Coutinho, 136 milionë paund

Barcelona gati ofertën për<br />Coutinho, 136 milionë paund
Gjigandët e Spanjës, të cilët kanë dështuar në tre tentativat e parë për t’i “rrëmbyer” Coutinho Liverpool,janë vendosur të bëjë edhe një ofertë të fundit për skuadrën angleze, pasi besojnë se edhe vete Coutinho dëshiron të largohet.

Barcelona është gati të bëjë një ofertë prej 100 milionë dollarësh, të cilës mund t’i shtohet edhe një shumë prej 36 milionë paund, 9 milionë për çdo herë që katalanasit do të kualifikoheshin për “Champions Leauge”, gjatë katër viteve të ardhshme.

25- vjeçarit i është ofruar një kontratë pesë vjeçare dhe mediat angleze shkruajnë se ai ka shprehur dëshirën për tu larguar.

Nga ana tjetër Jurgen Klop ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë largim nga lojtarët e formacionit kryesor të Liverpool, si dhe ka shtuar se mungesa e 25- vjeçarit në formacionin e parë është për shkak të dëmtimit që ai ka.

I pyetur për sa i përket një largimi të mundshëm nga radhët e Liverpool, gjermani ka deklaruar se asgjë nuk ka ndryshuar në vendimin e tij për të mos lejuar largime.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët në luftë për atdheun

Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët në luftë për atdheun