Ekipi i Barcelonës është vendosur në kërkim të një trajneri të ri për edicionin e ardhshëm. Martino sipas të gjitha parashikimeve nuk do të jetë në timonin e katalanasve pas përfundimit të këtij edicioni. Lajmin e japin mediat spanjolle duke iu referuar burimeve pranë klubit blaugran. Shkak i lëvizjes në merkato për një trajner të ri është bërë paraqitja e ekipit dhe pasiguria e trajnerit.

Martiono ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse do të vazhdojë kontratën, duke i shtuar këtu edhe humbjen me Sociedad, gjithçka ecën kundër argjentinasit. Aktualisht në dëshirën e drejtuesve të Barcelonës janë disa teknikë. Në plan të parë janë Luis Enrike dhe Valverte, por nuk përjashtohet edhe portugezi, AVB.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje me teknikët e lartpërmendur sipas mediave, Barcelona mund të drejtohet nga Klop, i njohur për stilin e tij me Dortmund, por edhe Montela i Fiorentinës që do të ishte mundësia e fundit.

Edhe në kampin e Barcelonës ujërat nuk janë të qetë, futbollistët janë me Martinon, pas Iniestës që shprehu mbështetje totale ndaj teknikut, këtë herë është një tjetër senator i mesfushës që e bën një gjë të tillë, “Gjithmonë kërkohen fajtorë. Pas kësaj disfate i takoi trajnerit Gerardo Martino dhe kjo nuk është e drejtë, pasi jemi një skuadër. Ai është një njeri kritik ndaj vetes dhe kjo e nderon” deklaroi Xavi.


d.b/shqiptarja.com