Barcelona nuk po gjen qetësi këtë edicion. Ekipi i drejtuar nga Martino ka humbur dy pikë të rëndësishme në luftën për titullin kampion duke barazuar me Gedafen në shtëpi me rezultatin 2-2. Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke shënuar me Mesin, por Lafita barazoi gjithçka në pjesën e parë.

Në të dytën shënon Sancez, por përsëri Latifa nuk lejon Barcelonën që t’i gëzohet fitores. Barazimi e largon Barcelonën nga lufta për titullin kampion duke zhvendosur vëmendjen tashmë në dy ekipet e Madridit, Real dhe Atletiko. Katalanasit e nisën ndeshjen me një minutë heshtje në nderim të ish-trajnerit Vilanova.
 
Premier League
Manchester United ndryshoi timonin, por jo makinën duke vazhduar problemet e nisura nga fillimi i edicionit. Gigs nuk mundi që të bëjë asgjë për të ndalur humbjen e ‘Djajve të kuq’ në teatrin e ëndrra përballë Sanderland me rezultatin minimal 0-1.

Sebastian Larsson ishte heroi i ekipit të Sanderland duke thelluar krizën e United. Surprizë ishte edhe humbja e Totenhem përballë West Ham 2-0.
 
Bundesliga
Bajerni i Mynihur rikthehet te fitorja e thellë 1-4 përballë Hamburgut duke shfryrë për humbjet përballë Realit, që i shkaktoi eliminim të turpshëm nga Champions League.

Golat për ekipin e Guardiolës u shënuan nga Gëze, tripletë dhe nga Pizaro. Edhe Dortmundi, Shalke dhe Leverkusen fituan ndeshjet e radhës në kampionat.



d.b/shqiptarja.com