Barcelona kërkon Elseid
Hysajn: Është Dani Alvesh i ri

Barcelona kërkon Elseid<br />Hysajn: Është Dani Alvesh i ri
Paraqitja e mirë e mbrojtësit Elseid Hysaj me kombëtaren shqiptare por edhe me Napolin ka bërë që klubet më të mëdha të futbollit si Arsenal, Atletico Madrid të jenë të interesuara për kartonin e futbollistit. 

Së fundmi listës së klubeve të interesuarve për yllin shqiptar i është shtuar dhe Barcelona. Në një artikull të saj gazeta prestigjioze spanjolle ‘Le Sport’ ka thurur elozhe për Hysajn duke thënë se ai është jo vetëm një mbrojtës por një lojtar i cili arrin avancojë duke dhënë kontributin e tij edhe në sulm. 

22 vjeçari shqiptar është futbollist i cili është konsoliduar në klubin napolitan por prania në kampionatin Europian i ka rritur vlerën e tij në treg. 

Sipas ‘Le Sport’ Atletico Madrit i ka ofruar klubit napolitan 19 milion euro për lojtarin por kjo kërkesë është refuzuar nga kjo e fundit e ndërsa  kalimi i Hysajt do ishte miratuar nga Arsène Wenger në rast shkëmbimit të  tij me Hector Bellerín gjatë merkatos së verës. 

Por vlerën e Hysajt në treg nuk e kanë kuptuar vetëm klubet e tjera pasi sipas gazetës mësohet se edhe skuadra e Napolit, në të cilën Hysaj luan aktualisht,  po negocion me mbrojtësin shqiptarë për ta zgjatur kontratën e tij por me një çmim shumë herë më të lartë.  

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë