Në prag të ndeshjes me Granadan trajneri i ekipit të Barcelonës, Martino nuk ndodhet në pozita të favorshme, pasi mungesës së Mesit i është shtuar edhe portieri Valdes.

Tekniku duhet të bëjë llogaritë pa dy nga futbollistët kryesor në formacion për këtë vit kalendarik. Por, ky nuk është një justifikim për Martinon, i cili kërkon fitoren me Granadan.

“Na mungojnë lojtari dhe portieri më i mirë në botë, por kemi alternativa të tjera për t’i zëvendësuar.

E dimë që kemi probleme, por e rëndësishme është të zgjedhim lojtarët më të mirë dhe të tentojmë të fitojmë ndeshjen.

Do të kemi një ndeshje të vështirë, pasi e kemi parë ecurinë e mirë të Granadas dhe ka pasur rezultate edhe më të mira kur luan jashtë.

Jemi të vetëdijshëm për kualitetet që ka ekipi kundërshtar, por nuk ka arsye që të shfajësohemi” tha ai.


d.b/shqiptarja.com