Sonte në mbrëmje do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit në Champions League. Barcelona do të presë Milanin në shtëpi, ndërsa Gallatarasay do të udhëtojë në Gjermani për tu ndeshur me ekipin e Shalke 04. Milani shkon i qetë në Spanjë, pasi ka arritur që të fitojë ndeshjen e parë me rezultatin 2-0, ndërsa Gallatasaray ka përfunduar në barazim 1-1. Në prag të ndeshjes për Barcelonën kanë folur Dani Alvesh dhe Gerard Pike. Dani Alves është shprehur se Mesi ka rënë moralisht në javët e fundit. “Nuk kemi humbur magjinë tonë, por nuk jemi më të uritur në fushë. Nuk kemi dëshirën e mëparshme për të bërë presion kur kundërshtarët kanë topin. Nuk jam hipokrit dhe nuk jam mësuar t’i fsheh gjërat, por Mesi në ndeshjet e fundit ka rënë moralisht. Megjithatë Mesi ka shumë personalitet dhe kur gabon, kërkon me çdo kusht të korrigjohet" shprehet Alvesh.
Ndërsa Pike sfidon Milanin duke deklaruar se do ti shënojnë 3-4 gola sonte. " Sfida është mjaft e vështirë pas rezultatit në Milano, megjithatë unë besoj se do t’ia dalim mbanë. Kemi një ekip të shkëlqyer dhe ndonëse luajmë ndaj një ekipi të madh në Europë, jam i bindur që do t’ia dalim mbanë. Mendoj që do të arrijmë që t'i shënojmë Milanit tre ose katër gola sonte" deklaron Pike.
Ndërsa trajneri i Barcelonës Ruora ka deklaruar se formacionin akoma nuk e ka vendosur dhe se pret minutat e fundit për të përcaktuar formacionin e parë që do të zbresë në fushë ndaj Milanit. Në kundër përgjigje trajneri i Milanit Allegri ka deklaruar se ndeshja është pothuajse e përcaktuar me rezultatin dhe se tani ju duhet që të mbrojë avantazhin që arritën të siguronin në Milano.
'Sfida do të jetë e vështirë, pasi përballë do të kemi ekipin më të mirë në botë për momentin. Pavarësisht se po kalon një moment negativ duhet vlerësuar maksimalisht. Mendoj që do të kalojmë në turin tjetër, pasi ndeshja e parë ishte përcaktuese" shprehet Allegri. Në formacionin e parë të italianit pritet që të jetë El Sharaui e Ninag, pasi Pacini është lënduar duke e humbur sfidën, ndoshta më të rëndësishmen në karrierë.
/Shqiptarja.com