Barcelona është në krizë. Pas humbjes dhe eliminimit nga Champions League nga Atletiko e Madridit ekipi i Martinos ka pësuar një tjetër humbje surprizë përballë Granadas në transfertë me rezultatin 1-0.
Ndeshja është vendosur nga goli i Brahimit në pjesën e parë, teksa Barcelona tentoi në të gjithë mënyrat për të barazuar rezultatin, por deri nuk fund nuk ia arriti. E vetmja gjë që vlen të theksohet nga ndeshja ishte forma e dobët e Mesit, i cili përpos humbjes së rasteve për shënim u ndëshkua edhe me një karton të verdhë.
Humbja ka lëkundur edhe pozicionin e trajnerit, i cili shansin e fundit e ka në finalen e Kupës me Realin, ku e pret humbja e tretë radhazi, ose dalja nga kriza, në rast fitoreje për të shpëtuar edicionin me një trofe, pasi pas eliminimit nga Champions edhe në kampionat është në moment të vështirë.
Ndërsa në kampionatin italian të futbollit ashtu sikur pritej Roma ka shkatërruar ekipin e Atlanatës me rezultatin 3-1. Golat për ekipin e trajnerit Garcia u shënuan nga Tadei, Ljajic dhe Gervino. Roma pas sigurimit të vendit të dytë këtë edicion, pret ndonjë hap falas të Juventusit për të shpresuar te titulli kampion.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com