Barcelona do të ndjekë çështjen në Gjykatën Mbretërore të Futbollit Spanjoll, në lidhje me atë që mendojnë se është një padrejtësi në El Clasicon e së dielës, pas ‘golit fantazmë’ të Lamine Yamal në 'Santiago Bernabeu'.
Presidenti Joan Laporta lëshoi një deklaratë të hënën duke kërkuar që Federata të publikojë pamjet dhe audion nga dhoma e VAR-it që çuan në mos pranimin e golit dhe ata publikuan një klip me audio, por jo burimet e ndryshme që kanë instaluar në dhomën e VAR.
RFEF e hodhi poshtë këtë kërkesë, duke theksuar se nuk do të kishte përjashtime vetëm për Barcelonën.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Sipas RAC1, Barcelona do ta ndjekë këtë çëshje në gjykatë kundër Federatës, në një përpjekje për të detyruar ata të publikojnë materialin që dëshiron. Laporta kërcënoi gjithashtu në deklaratën e tij për të kërkuar që ndeshja me Real Madrid të përsëritet, duke përmendur precedentin e një ndeshjeje Genk-Anderlecht që do të riluhet në fund të sezonit në Belgjikë.
Kujtojmë se Real Madrid fitoi 3-2 kundër Barcelonës, por katalanasit pretendojnë për një gol të anulluar që nuk kishte pamje të qarta në VAR, kjo pasi teknologjia e vijës së portës mungon në La Liga.
???????? Análisis del gol fantasma del Real Madrid - Barcelona.
— Archivo VAR (@ArchivoVAR) April 22, 2024
???????? El balón traspasa por completo la línea.
❌ ???????? ????????????.
▪️ La falta de recursos de LaLiga privó al Barcelona de un tanto completamente legal. pic.twitter.com/9EG7yy28rr
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)