Barcelona ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e saj Gerardo Martino. Mendimi i parë i argjentinasit gjatë konferencës për shtyp ka shkuar për Tito Vilanovën:”Jam i lumtur që jam këtu por të gjithë e dimë arsyen pse tashmë unë jam në krye të bankinës së Barcelonës dhe për këtë i uroj shërim të shpejtë Vilanovës”.
Më pas Tata Martino thekson:”Të drejtosh Barcelonën është një privilegj. Unë e kam një ide se si do të luajmë por dua të sqaroj se sistemi i lojës varet nga lojtarët që kam në dispozicion”.
E kaluara e Martinos dhe e yllit të Barcelonës Leo Messi është e njëjtë dhe shumëkush mendoi se Messi kishte ndikuar tek drejtuesit për të firmosur me Martinon madje edhe vetë trajneri argjentinas e tha këtë gjë por gjatë prezantimit ai tërhiqet nga këto deklarata:”Unë dhe Messi nuk njihemi,nuk është e vërtetë që ka ndikuar Messi në përzgjedhjen time si trajneri i Barcelonës.
Unë mendoja që një ditë do ta stërvisja Messin por jo këtu tek katalanasit por në Argjentinë. Mendimi i fundit i Martinos shkon për merkaton duke konfirmuar qëndrimin e Cesc Fabregas ashtu sic kanë bërë edhe drejtuesit.
A.K /shqiptarja.com
/Shqiptarja.com