Barcelona ndodhet në krizë, humbja në finalen e Kupës së Mbretit vulosi momentin negativ që po kalojnë spanjollët në të gjitha kompeticionet.

Momenti i keq është kontestuar edhe nga tifozët katalanas, të cilët kanë akuzuar ekipin, përfishirë edhe Mesin, Neymar si mercenarë.

Pas humbjes një numër i madh tifozësh në aeroport dhe jashtë stadiumit “Camp Nou” lëshuan thirrje në kor ndaj ekipit. “Mercenarë, nuk impenjoheni, nuk djersisni në fushë”.

Ndërsa mediat spanjolle dhe ato ndërkombëtare krizën e Barcelonës e kanë komentuar si fundin e ciklit të suksesshëm.

Por, cdo gjë pritet që të bëhet edhe më keq në vazhdim, kur mendon se FIFA ka pezulluar ekipin katalanas të shesë dhe të blejë në vitin në vijim.

Aktualisht ekipi ka shfaqur shumë probleme në mbrojtje, por edhe në mesfushë, aty ku Xavi, Iniesta dhe Buskets kanë shumë vite mbi supe dhe motivimi nuk është si më parë.

E ndërsa për merkaton e futbollistëve Barcelona është e kushtëzuar nuk mund të thuhet e njëjta gjë për trajnerin, i cili është i pari që do ta pësojë.


d.b/shqiptarja.com