Nata e parafundit në Champions ka dhuruar rezultate të papritura. Arsenali është kualifikuar në fazën tjetër, pasi ka fituar me Marsejën, ndërsa lufta për vendin e dytë mes Napolit dhe Dortmundit vazhdon që të jetë e hapur, pas fitores së gjermanëve në shtëpi me italianët 3-1.

Ndeshja e fundit mes Napolit e Arsenalit dhe Dortmundit me Marsejën do të jenë vendimtare për vendin e dytë. Atletiko është kualifikuar edhe pas barazimit me Zenitin 1-1, ndërsa Porto ka barazuar me Vienën.

Surprizë ka qenë humbja e Barcelonës në transfertë me Ajaksin 2-1, por që nuk rrezikon vendin e parë në grup, ndërsa Milani rikthehet fuqishëm duke fituar 0-3 me Celtic.

Ndërsa Çelsi ka humbur përballë Baselit në Zvicër me një gol të pësur në minutat e fundit të ndeshjes, teksa Steaua ka barazuar me Shalken.