Mashtrim dhe propagandë e cilëson Gazment Bardhi “Paketën e Maleve” duke akuzuar kryeministrin Rama për zhvatje të pronave publike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i grupit të PD thotë se platforma e-Albania lejon aplikimin edhe për shtetasit e huaj, në kundërshti të hapur sipas tij me deklaratat publike të kryeministrit Rama se të huaj nuk mund të përfshiheshin në këtë paketë.
Ai ilustron me video një aplikim në e-Albania ku tregon mundësinë për të aplikuar edhe si “shtetas i huaj”.
Bardhi ka publikuar gjithashtu një video ku përfshin edhe një dialog me ChatGPT, duke akuzuar Ramën se po e përdor inteligjencën artificiale si mjet propagande për të mbështetur ligjin.
“As Diella e vet nuk e beson më Edi Ramën. Me një klikim në e-Albania, ministrja e tij virtuale i rrëzon kryeministrit mashtrimin se shtetasit e huaj nuk mund të bëhen pjesë e Paketës së Maleve. Platforma zyrtare e ofron qartë mundësinë për të aplikuar si “shtetas i huaj”. Në video është edhe një dialog me ChatGPT, të cilin Rama përpiqet ta përdorë si mjet mashtrimi dhe propagande për ligjin e tij klientelist.
As Diella, as ChatGPT nuk e mbështesin mashtrimin e tij. Besoj, as Claude, të cilin Rama e përdor çdo ditë. Mjafton t’i pyesësh pa ua diktuar përgjigjen ose të bësh vetëm një klikim në e-Albania dhe propaganda e tij bajate bëhet leckë. Kur edhe Diella të përgënjeshtron, nuk ka më inteligjencë artificiale që e shpëton nga refreni, i cili e ndjek kudo: “Rama, jep dorëheqjen!”, shkruan Bardhi.
Komente











Po pra të huaj (SHQIPTARE të larguar me kohë ) KOKORITO i ALLAMUDHIT
Përgjigju