Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur sot se kë njeh si kryetar grupit të PD-së, pas vendimit të Kuvendit Kombëtar të PD që ia kaloi kompetencat e Gazment Bardhit, kryedemokratit Lulzim Basha. Meta u shpreh se vota e tregon legjitimitetin.
“Mendoj se në demokraci ju e dini se është vota, është shumica të cilat tregojmë legjitimitet kur ka një diskutim. Nuk është detyrë e imja, por për mua është unifikimi i opozitës dhe vënia në punën një herë e përgjithmonë e opozitës përballë regjimit.”, tha Meta.
Lajmi kryesor:
Mungoi në tryezën e 'pajtimit' Berisha–Bardhi, Meta pas takimit me Rithemelimin: PL, gjithmonë në vijën e parë të ballafaqimit me regjimin










