Mungoi në tryezën e 'pajtimit' Berisha–Bardhi, Meta pas takimit me Rithemelimin: PL, gjithmonë në vijën e parë të ballafaqimit me regjimin

Ndonëse nuk ishte i pranishëm në takimin “pajtues” të opozitës që u zhvillua një ditë më parë me iniciativë të Gazment Bardhit i cili nuk njeh vendimin e Kuvendit Kombëtar të PD që e ka shkarkuar nga posti i kreut të grupit parlamentar, Ilir Meta e quajti pozitive mbledhjen e Berishës me deputetët e Bardhit dhe aleatët.

Mungesën në tryezën që u bojkotua nga kryetari zyrtar i PD-së, e ka argumentuar me faktin se Partia e Lirisë kanë qenë gjithnjë një vijën e parë të ballafaqimit me qeverinë, ndërsa vuri theksin në unifikimin e opozitës.

Deputetët e PL kanë qenë gjithmonë në vijën e parë të ballafaqimit me regjimin. Është e rëndësishme që të gjithë deputetët e opozitës t'i përgjigjen sakrificave të votuesve në 2021 dhe të ndalojnë çdo komunikim me këtë regjim që ka përçarë opozitën dhe ka blerë deputetë të saj.”

Në “luftën” e radhës të brendshme të Partisë Demokratike, se kush është kryetar i grupit, kreu i Partisë së Lirisë ndonëse nuk e artikuloi në mënyrë të drejtpërdrejtë, duket se mbështet Bardhin dhe jo kryedemokratin Lulzim Basha.

Në demokraci, ju e dini që është vota, që është shumica që tregojnë legjitimitetin kudo ku është një diskutim, për mua është e rëndësishme unifikimi i opozitës dhe dhënia fund njëherë e përgjithmonë me regjimin”, deklaroi Meta.

Në mbledhjen mes 43 deputetëve të opozitës, deputetët e Partisë së Lirisë munguan, por Meta pas takimit me grupin e Rithemelimit, paralajmëron se 3 deputetët e tij do t’i bashkohen unifikimit të qëndrimit opozitar në parlament. Takimi u bojkotua edhe nga Lulzim Basha dhe 10 të tjerët që e përkrahin. Pas më shumë se dy vitesh përplasje dhe akuza të rënda, Bardhi u ul në një tryezë me Sali Berishën dhe besnikët e tij, të cilët e futën PD në këtë përçarje. Duke lënë pas akuzat dhe fyerjet mes tyre, Bardhi dhe Berisha thanë se prioritet është interesi kombëtar dhe se luftën e kanë me Edi Ramën. Dje gjatë takimit u morën disa vendime vetëm lidhur me aksionin parlamentar. Gazment Bardhi i cili e quan veten ende kryetar grupi, u tregua i kujdesshëm që në përfundim të mbledhjes t’i njoftonte vetë vendimet duke lënë të kuptohej se ai do të ishte “kryetari” i gjithëpranuar nga të gjithë deputetët e pranishëm në mbledhje, për të koordinuar aksionin opozitar në parlament.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:19
Bardhi apo Basha kryetar grupi i PD? Meta: Nuk është detyra ime të përcaktoj, e tregon vota

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur sot se kë njeh si kryetar grupit të PD-së, pas vendimit të Kuvendit Kombëtar të PD që ia kaloi kompetencat e Gazment Bardhit, kryedemokratit Lulzim Basha. Meta u shpreh se vota e tregon legjitimitetin.

“Mendoj se në demokraci ju e dini se është vota, është shumica të cilat tregojmë legjitimitet kur ka një diskutim. Nuk është detyrë e imja, por për mua është unifikimi i opozitës dhe vënia në punën një herë e përgjithmonë e opozitës përballë regjimit.”, tha Meta.

Ora 12:16
Ndryshimet në qeveri, Meta: Qeverisje e kalbur në themele, bazohet vetëm më korrupsion

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi kabinetin e ri qeveritar, ndërsa tha për gazetarët që qeveria do shkojë gjithnjë e më keq pasi është e kalbur që në themele dhe e bazuar në korrupsion.

“Hiq lenën e vër prenën, gjithnjë e më rëndë do shkojë një qeverisje e kalbur në themelet e saj që bazohet vetëm arrogancë shtypje, përjashtim dhe në një korrupsion skizofrenik.  

Ora 12:12
A do negociojë bashkimin mes PD dhe Rithemelimit? Meta distancohet

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet ditën e sotme nga gazetarët nëse është u gatshëm që të qëndrojë mbi pakët dhe të negociojë një bashkim mes Rithemelimit dhe Partisë Demokratike. Meta tha kjo nuk është çështje negociatash, por duhet që aksioni opozitar të unifikojë në parlament.

“Aksioni në parlament është ai që unifikon opozitën, nuk është çështje negociatash, opozita ka mundësitë të bëj opozitë më të fuqishme se deri tani. Edhe kjo opozitë që është bërë deri më tani, në këto kushte shumë të vështira, por mos harroni se këto skandale janë ngritur nga opozita dhe ajo duke i bashkuar forcat i ka mundësi të jetë e sukseshme dhe shumë shpejt të garantojë një ndryshim të fortë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 06/09/2023 16:02

    Doli prap Like hajduti se i ka shtrenguar duart me Bardhin tradhetarin plehren e politikes shqiptare! Ta ken harram rrogen qe ua jep populli ketyre banditave plackitesve te rrugave qe i terheq per hundesh nje plak nje njeri i poshter si Berisha!

    Përgjigju
  • Turi: 06/09/2023 14:18

    Eh mer Line. Gjithmone ne vije te pare je per zhgrrapje. PL (partia lavireve) eshte gjithmone pararoje me Mona baxhellen

    Përgjigju
  • te fala nga shba: 06/09/2023 13:59

    hiqeni kete fytyre bajge , ky duhet te jete ne burg bashke me rrangallen e tij majmuny kryemadhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)