Bardhi: Berisha ka marrë peng PD për qëllime personale, po e përdor partinë për sulme ndaj SHBA-së

Bardhi: Berisha ka marrë peng PD për qëllime personale, po e përdor partinë për sulme ndaj SHBA-së

TIRANË- Pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë blu, ku Sali Berisha u soll si kryetari i Partisë Demokratike, ka ardhur një reagim nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili shkruan se Berisha po e përdor partinë për interesa personale.

Në reagimin e tij, Bardhi thotë se Berisha dhe anëtarë të Komisionit të Rithemelimit po e përdorin PD për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo tregohet qartë nga sulmet kundër Yuri Kim ditën e sotme. Beteja me SHBA-të, Bardhi thotë se është një betejë personale e Sali Berishës dhe jo e demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë.

"Ashtu si edhe është provuar këto ditë, PD dhe zyrtarë të saj kanë me dhjetëra deklarata kundër SHBA dhe zero deklarata kundër Edi Ramës. Kjo zhvendosje e betejës nga Edi Rama tek SHBA, tregon se si do të jetë PD me një “non-grata” brenda saj. Nuk ka fyerje më të madhe për një parti properëndimore, që zyra e shtypit e partisë të shpërndajë zyrtarisht lajme kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, në vend të lajmeve dhe deklaratave kundër regjimit të Edi Ramës. Beteja me SHBA nuk është beteja e demokratëve dhe as qytetarëve shqiptarë, që vuajnë çdo ditë nga keqqeverisja e Edi Ramës. Ajo është beteja personale e z. Berisha dhe duhet të mbetet betejë vetëm e tij. Demokratët kanë nevojë ti kenë në krah SHBA, për të ardhmen e tyre dhe të Shqipërisë", shkruan Bardhi.

Bardhi ka akuzuar Sali Berishën se ka marrë partinë peng dhe është vetëshpallur si drejtues. Procesin e riorganizimit që ka nisur Komisioni i Rithemelimit, Bardhi nuk e quan bashkim, por përçarjen që Sali Berisha po i bën PD-së. Ai thotë se Berisha po përjashton demokratët nga partia, ndërsa thekson se kjo rrugë i shërben vetëm regjimit të Edi Ramës.

"Vijimi me kokëfortësi në rrugën e njëanshmërisë, të përjashtimit dhe mbylljes së partisë, nuk është rruga drejt bashkimit, por është rrugë me vetëm një drejtim: përçarjen. Kjo rrugë i shërben vetëm Edi Ramës dhe forcimit të regjimit të tij. Në vend të reflektimit një grup individësh të vetëzgjedhur, dhe të vetëshpallur si drejtues të partisë, nën emrin Komisarë të Komisionit të Rithemelimit, janë duke vijuar një proces të njëanshëm dhe përjashtues, të gjoja organizimit të partisë, me emërime në kundërshtim me Statutin në çdo nivel lokal të partisë. Nga ky proces mbeten të përjashtuar me mijëra demokratë që kanë sakrifikuar më shumë se kushdo tjetër këto 8 vite, thjesht se kanë një mendim ndryshe nga komisarët. Ky proces i njëanshëm dhe përçarës është dëshmi e plotë e një lëvizje që qëllim të vetëm ka marrjen peng të PD për qëllime private të një individi, dobësimin e Partisë Demokratike dhe forcimin e regjimit të Edi Ramës", shkruan Bardhi.

Prej datës 25 mars kur Gjykata e Tiranës regjistroi ndryshimet në statut të Komisonit të Rithemelimit, Sali Berisha ka zhvilluar disa mbledhje me anëtarët në selinë blu, ndërsa thotë se vendimet e këtij komisioni janë të detyrueshme. Nga ana tjetër, Berisha e përdori grupin e WhatsApp të PD-së për të sulmuar sekretarin e shtetit Antony Blinken.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 06/04/2022 18:52

    Akoma ky?! Po ik o gazi tek zyra e Bashes, se ka goxha pamje.

    Përgjigju
  • tironci: 06/04/2022 18:18

    Gjalle qeka akoma ky mtrq??

    Përgjigju
    • Agim: 06/04/2022 20:20

      Kam bere disa komente per Belinden dhe mungesen e tij te intelektit per te besusar Saliun! Dhe Saliu nuk vonoi!! Kur hoqi Tritanin ai,Tritani vajti ne Pogradec! Ishte dite vere apo muzg vere ne Pogradec dhe tRitani ecte ne mes te bulevardit te qytetit te Lasgushit dhe fliste me vete! Ja qe historia perseritet e ka radhe Belinda Kerrici qe Saliu e beri Gomar!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen