Mblidhet në PD 'Rithemelimi', Berisha merr rolin e kreut të partisë, sulmon Kim: S'na e përcakton ajo kryetarin e partisë! Negociata për Presidentin? Vetëm nëse emrin e propozojmë ne

TIRANË- Nën drejtimin e Sali Berishës, Komisioni i Rithemelimit zhvilloi një mbledhje në selinë e Partisë Demokratike, ku në fokus të takimit do të jetë riorganizimi që po bën Komisioni i Rithemelimit, në bazë dhe zgjedhjen e strukturave të reja vendore, nga anëtarët e kryesisë së degëve, deri te kryetarët e tyre. 

Edhe pse Sali Berisha e quan të kryer faktin se ai ka marrë në dorë Partinë Demokratike pasi ka një vendim gjykate, Shtete te Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë shpallur ‘non grata’ për korrupsion, nuk mendojnë kështu.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, një ditë më parë, u takua me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të cilin e ka quajtur si 'kryetari në detyrë i PD', duke mos njohur kështu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD. 

Pas mbledhjes Berisha doli në një konferencë për mediat, u pyet nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku pikërisht për qëndrimin e Kim dhe nëse rrezikon PD të shpallet non grata me atë në krye. Berisha tha se askush përveç anëtarëve të partisë nuk ka tjetër tagër të caktojë kryetarin e PD, duke iu referuar diplomates amerikane.

"Një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkelje flagrante të Konventës së Vjenës në sovranitetin e një force të lirë politike.  E përsëris publikisht këtu se kurrë, as kryetarin dhe as Kryesinë, askush nuk do ta përcaktojë përveç anëtarëve të PD”, tha Berisha.

Sali Berisha thotë se pas vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu ndryshimet e 11 Dhjetorit vendimet e Komisionit të Rithemelimit janë të detyrueshme për zbatim, duke mos e konsideruar çështjen në Apel. Ish-Kryeministri u pyet edhe për çështjen e Presidentit kur e bëri të qartë se vetëm nëse e propozon opozita emrin do të pranojë negociata, edhe pse u kujdes të thoshte se vendimet do t’i marrë Këshilli Kombëtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:59
Berisha: Vendimet e 'Rithemelimit' janë të detyrueshme për zbatim! Vendimi 9 shtatorit u varros, jam pjesë e grupit parlamentar

1649253637_1649253071Berisha2.jpg

Sali Berisha thotë se pas vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu ndryshimet e 11 Dhjetorit vendimet e Komisionit të Rithemelimit janë të detyrueshme për zbatim.

"Unë kam thënë që është organ legjitim, komisioni është plotësim legjitim. Kryesia është e shkarkuar, nuk kemi kryesi, ish-kryetari është i shkarkuar dhe më vonë i larguar. Drejtues, udhëheqës është komisioni i rithemelimit, grupi parlamentar padyshim që ka legjitimitet. Por, kuvendi i 11 dhjetorit është jashtë çdo lloj diskutimi nga grupi parlamentar, vendimet janë të detyrueshme për zbatim", u shpreh Berisha.

Berisha ka pasur edhe një koment për faktin përjashtimin e tij nga grupi parlamentar. Për Berishën, vendimi i 9 shtatorit për përjashtimin e tij është varrosur dhe e konsideron veten pjesë te grupit.

"Jam pjesë e grupit, vendimi i 9 shtatorit u varros në mënyrë më demokratike me datën 11 dhjetor. Këto gjëra s'kanë asnjë lidhje, nuk jam përjashtuar", vijoi ai.

Ora 15:50
Do votonit Bashën për President? Berisha: A ka mundësi mos bëni shaka

 

Sali Berisha ka komentuar nëse do të votonte Luzlim Bashën për president.

"A ka mundësi mos bëni shaka, ai e përgënjeshtroi mos të merremi me gjëra të tilla", tha Berisha për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku.

Ora 15:49
A do të propozojë PD emër për Presidentin? Berisha: Nuk pranojmë asnjë emër të Ramës! Do ta vendosë Këshilli Kombëtar se çfarë qëndrimi mbajmë

 

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat foli pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit edhe për çështjen e Presidentit të Republikës.

“Se çfarë qëndrimi do të mbajmë do të përcaktohet nga Këshilli Kombëtar i PD i cili do të zgjidhët nga Kuvendi i 30 prillit. Nëse do të propozojë opozita për presidentin e ri dhe se cili do të jetë qëndrimi do merret vendimi nga  organet më të larta. PD si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Në se Rama vendos që presidentin ta propozojë PD ose opozita atëherë do të nisim konsultimet me institucionet e PD”, tha Berisha.

Ora 15:43
Berisha: Yuri Kim ka shkelur Konventën e Vjenës! Nuk na e përcakton ajo as kryetarin dhe as Kryesinë

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha në prononcimin për mediat pas takimit të Komisionit të Rithemelimit në Selinë blu, u pyet nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku për deklaratat e djeshme të Yuri Kim dhe nëse rrezikon PD të shpallet non grata me atë në krye.

"Kryetari i PD-së u shkarkua me datën 11 dhjetor me 4446 votat e delegatëve dhe 44 mijë votat e anëtarëve. Askush nuk ka tjetër tagër të caktojë kryetarin e PD. Një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkelje flagrante të Konventës së Vjenës në sovranitetin e një force të lirë politike.  E përsëris publikisht këtu se kurrë, as kryetarin dhe as Kryesinë, askush nuk do ta përcaktojë përveç anëtarëve të PD”, tha Berisha.

Ora 15:35
Zgjedhjet për krerët e degëve, Berisha flet pas mbledhjes me 'Rithemelimin': Kemi marrë listat e zgjedhësve, do i depozitojmë në kryesi

Pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit Sali Berisha tha se kanë marrë listat e zgjedhjeve të kaluara dhe do i dërgohet kryesisë.

"U diskutua gjerësisht për listat me të cilat do votohet me gjatë këtyre javëve për kryesitë për kryetarët dhe tani disponohet lista të vitit 2019, të qershorit të vutit 2021 dhe të referendumit të 18 dhjetorit 2022. Lista do u dërgohet kryesive të PD-së të cilat do jenë ato që do japin votën përfundimtare për listën me të cilët do votojnë anëtarët e PD-së. Kam besim të plotë se ekziston vendosmëri për të bërë gjithçka që çdo anëtar i PD të votojë për kryetarin e degës dhe për kryetarin e grup seksionet e me radhë. Në mbledhje u diskutuat probleme të tjera dhe me këtë rast edhe njëherë dua të garantoj cdo anëtar të PD se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim përveç pajisje me dokumentet e PD dhe jo për qëllime votimi", tha Berisha.

Ora 13:24
Heqja e dyerve të blinduara në PD, Flamur Noka i shpjegon Berishës si janë pastruar

Pas marrjes së nga Komisioni i Rithemelimit, në selinë blu u hoqën dyert e blinduara. Sot deputeti Flamur Noka, në rolin e ekspertit i ka treguar me detaje Sali Berishës pastrimin e ambientit dhe hyrjeve brenda zyrave në PD nga dyert e blinduara.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/04/2022 01:28

    Sali efendiu ka te drejte,asnje ambasador nuk ka te drejte te zgjedhe kryetarin e PD. VETEM SALI BERISHA KA TE DREJTE TE ZGJEDHE DHE TE RIZGJEDHE KRYETAR SALI BERISHEN.

    Përgjigju
  • Dori: 06/04/2022 17:56

    I vetmi politikan,edhe pse psikopat,qe po i tregon Amerikes qe nuk e rru per te.Mori partine me gjyqtar te korruptuar dhe ben ligjin

    Përgjigju
  • Nari: 06/04/2022 16:59

    Per fat te keq eshte nje mase ignorantesh qe nuk duan te kuptojne qe i japin voten nje njeriu qe shkaterroi Shqiperine,qe shkaterroi te ardhmen e brezave. Eshte kjo lloj mase qe edhe ne Rusi i shkojne mbrapa Putinit.

    Përgjigju
  • Turi: 06/04/2022 16:55

    Une nuk jam me Saliun dhe as me ndonje tjeter politikan por per nje gje ka te drejte ky qe te huajt nuk duhet te dutin hundet ne punet e brendshme te nje shteti

    Përgjigju
  • PD-isti i kulturuar:: 06/04/2022 14:17

    Ka lezet jo si e kishte kthyer Lul Brava ne nje park zoologjik.

    Përgjigju
  • vlora1: 06/04/2022 14:11

    E more Belind djali u bere me krahe se kujtove qe Saliu te vuri ne krye.Sa ka ngrene Saliu si tya nuk numerohen.Prit Belind sa te fuqizohet Saliu e do ulerish :Ku je o Luli.Saliu tani ka veshur lekuren e qengjit se ja do puna,me vone do shofesh cfar egersire eshte

    Përgjigju
    • Beni: 06/04/2022 16:35

      po re vlora po, se ai rama juaj ju ka ndritur deri me tani. ua q... mamane dhe rrini koke ulur

    • Klodi: 06/04/2022 15:07

      Fiks, nuk i heq asnje presje.Berisha po perdor Pd per tu mbrojtur, Belindi si Agron Shehaj:)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë