Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku, kanë përmbyllur një vizitë zyrtare në Berlin, me një takim në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, me Ministrin e Shtetit për Europën Gunther Krischbaum.

Deputetët e opozitës i kanë shprehur zyrtarit të lartë të Qeverisë Federale mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania po i jep integrimit europian të Shqipërisë, në një proces që bazohet në meritë dhe arritjen e standardeve.

Megjithatë nga ana tjetër Bardhi dhe Tabaku kanë shprehur shqetësimin se shqiptarët e duan Europën, por qeveria po e largon Shqipërinë prej saj.

“Integrimi në BE nuk është propagandë, por standarde dhe meritë. Dhe sot, këto standarde po shkelen nga Edi Rama. Barazia përpara ligjit po shkelet dhe korrupsioni po merret në mbrojtje politikisht” - janë shprehur ata gjatë takimit.