Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një reagim në rrjetet sociale akuzon kryeministrin Edi Rama se në vend që të shtojë numrin e testimeve siç bënë bota ai flet për burg. Sipas Bardhit kryeministri Rama në vend të ndihmojë bizneset që të mos mbyllin vendet e punës, krenohet me gjobat që i vendos popullit. Për Bardhin gjoba dhe burgu është alternativa e vetme që Rama ka për qytetarët që prej 7 vitesh, duke mos i dhënë asnjë siguri për shëndetin, punën dhe bukën e gojës.