Nënkryetarja e PD, Oriola Pampuri ka reaguar pas letrës që Gazment Bardhi i dërgoi Lindita Nikollës që është gati për të negociuar me PS për avokatin e popullit. Teksa Bardhi është i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar, Pampuri thotë se përfaqësuesit ligjorë të PD nuk kanë autorizuar askënd për të negociuar. Pampuri thotë se ky është një pazar për interesa personal që po maskohet si negociatë.
“Mediat kanë shpërndarë sot një njoftim sipas të cilit pretendohet se Partia Demokratike, i paska kërkuar Lindita Nikollës dhe Bledar Çuçit, të negociojë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Sqarojmë opinionin publik, se Partia Demokratike dhe përfaqësuesit e saj ligjorë në institucionin e Kuvendit, nuk kanë shprehur asnjë qëndrim e as kanë autorizuar ndokënd që jashtë vullnetit politik të saj të nëpërkëmbë qëndrimin dhe vullnetin politik te PDSH, e bashkë me të edhe të komprometojë legjitimitetin e zgjedhjes se një institucioni te pavarur kushtetues siç është Avokati i Popullit.
Asnjë përpjekje apo shfaqje vullneti për t’u futur në pazare politike nën petkun e negociatave nuk është qasje dhe as vullnet i PDSH, por është thjesht dhe vetëm një pazar për interesa personale.
Zgjedhja e drejtuesit të një institucioni të pavarur kushtetues siç është edhe avokati i Popullit, nuk ka nevojë për pazare individuale, por për proces të hapur e transparent, për një konsensus të gjerë jo vetëm politik por edhe qytetar rreth personit që mund të përfaqësojë dhe mbrojë më mirë interesat tyre.
PDSH denoncon e refuzon çdo pazar të maskuar si negociatë. Kompromisi për avokatin e popullit duhet të behet rreth figurës, personalitetit dhe integritetit që mban kandidati i propozuar dhe jo pazareve te individëve të ndryshëm për qëllime dhe interesa që nuk lidhen me demokratet dhe PDSH.
Çdo pazar i kamufluar, individual nuk ka lidhje me PDSH, përben mashtrim publik, nuk njihet prej saj e mbi te gjitha është shërbimi me i keq qe mund ti behet publikut”, thuhet në deklaratë.
Lajmi kryesor: