TIRANË- Në përgjigje të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi shprehet se PD-ja ka prova që vërtetojnë zjarrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe do t'i bëjnë publike nesër. 

"Fronti i vjedhjes me tendera sekret vazhdon avazin e gënjeshtrës! Asgjë e re nga bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje dhe në fshehjen e vjedhjes së parave të shqiptarëve me tendera sekret në kohë pandemie.  Ogerta Manastirliu gënjen paturpësisht për zjarrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kemi prova për këtë skandal dhe do t’i bëjmë publike nesër. Fakti që Ministrja gënjen për zjarrin duhet të bëhet pjesë e hetimit jo vetëm për vjedhjen, por edhe manipulimin e dokumentave përmes djegies. Ajo gabon rëndë që mendon se duke i zhdukur provat do të shpëtojë nga burgu. Ogerta Manastirliu boll nxorre tym nga koka dhe gënjeshtra nga goja. E kuptojmë që ky skandal të djeg shumë. Ky është zjarr që të çon në burg dhe nuk e shuan dot me ujë", shkruan Bardhi.

Ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha ai që tha ditën e sotme se në katin e katërt të ministrisë së Shëndetësisë ka rënë zjarr duke argumentuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi janë djegur tenderat që po hetohen nga SPAK.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit