Bardhi: Kamerdarja Tiede

Bardhi: Kamerdarja Tiede

Gazetari i BILD, Peter Tiede, lajmëroi dje se do te publikojë sot pjesën e dytë të përgjimeve mbi blerjen e pretenduar të votave në Shqipëri. Ashtu si herën e parë, kur i publikoi përgjimet pak minuta përpara se Lulzim Basha të niste disa takime në Gjermani, edhe këtë herë duket se gazetari gjerman e ka koordinuar publikimin e tij me interesat e liderit demokrat.

Sot paradite, pritej që Basha të paraqitej në Prokurori, për t’u njohur me akuzën për lobimin me paratë ruse në zgjedhjet e vitit 2017.

Është hera e parë që akuza ia del të marrë zotin Basha si të pandehur. Në të shkuarën, në hetimin për abuzimet në ndërtimin e rrugës Durrës – Kukës, kryedemokrati ia doli t’i shpëtojë drejtësisë me raporte mjekësore. Ndërkohe që për vrasjen e 4 protestuesve në bulevard, nën komandën e tij si ministër i Brendshëm, shefi i tij i bllokoi hetimet që në gjenezë, duke ndaluar ekzekutimin e urdhërit të Prokurorisë për ndalimin e gardistëve të përfshirë në ngjarje, e më pas duke shpikur një grusht shteti me çadra pistoletë, pjesë e të cilit ishte edhe vetë Prokurorja e Përgjithshme.

Në pamundësi për t’ia hedhur me raporte mjekësore, sot në mengjes zoti Basha gjeti një teknikalitet tjetër për të shtyrë paraqitjen në Prokurori. I kerkoi organit të akuzës që t’i vërë në dispozicion të gjitha gjetjet e hetimit, përpara se ai të paraqitet për t’u marrë në pyetje, në cilësinë e të pandehurit. I bindur që këtë herë kjo do të ndodhë heret a vonë, jo sepse e do Arta Marku, por sepse shkeljet e zotit Basha këtë herë shkojnë edhe përtej oqeanit, lideri demokrat shpreson që me nxjerrjen e përgjimeve të reja, ta justifikojë këtë si hakmarrje të shumicës ndaj tij dhe opozitës. 

Në fakt, edhe në letrën e dërguar sot, ai kujdesej të vinte në dukje që është thirrur në Prokurori për këtë çështje, sa herë që mazhoranca ka qënë nën akuzë për skandale. 

Vetëm se, zoti Basha nuk llogarit faktin që sa me shume përgjime të dalin, aq më pak efekt kanë ato në publik. Në fund të fundit, përmbajtja e dosjes 339 dihet prej muajsh dhe zbardhja tekstuale e disa dialogjeve, nuk e ndryshon thelbin e saj. 

Për më tepër, shqiptarët e dinë që Avdylajt e përgjuar, sot jane në burg. Madje, këto përgjime nuk do ekzistonin, nëse policia në varesi të qeverisë, nuk do kishte nisur një hetim ndaj tyre. Po ashtu, Vangjush Dako sot nuk është më kandidat për bashkinë që drejton prej 12 vjetesh. I vetmi që ia ka hedhur, është Elton Arbana, kandidati për kryetar bashkie i Shijakut, por që më shumë vlen për të vërtetuar që qeveria nuk ka kontroll mbi Prokurorinë, se sa për te treguar që krimi kontrollon zgjedhjet. Sepse, po të kishte, dhe të dinte permbajtjen e përgjimeve, siç sakrifikoi Dakon, me siguri Edi Rama do të kishte sakrifikuar edhe Arbanën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro