Një ditë më parë kryeministri Edi Rama refuzoi interpelancën e kërkuar nga Gazment Bardhi lidhur me akuzat për vëllanë e tij se është i lidhur me laboratorin e drogës i zbuluar në Xibrakë në 2015. Bardhi insistoi në seancën e sotme plenare për interpelancë, por përgjigja i erdhi nga kryeparlamentrja Lindita Nikolla, e cila i tha se duhet të presë vendimin e organeve të drejtësisë nëse ka shpifur apo jo.
Bardhi: Unë nuk e di ca quani ju veprimtari shtetërore por për mua trafiku ndërkombëtar i drogës është çështje prioriteti kombëtar. Veprimtaria e institucioneve të shërbimeve sekrete në raport me trafikun ndërkombëtar të drogës është çështje e veprimtarisë shtetërore. E kuptoj që trafiku ndërkombëtar i drogës për Edi Ramën është çështje private. Se nëse familjar të tu janë të përfshirë në trafik droge, pa dyshim që luftën ndaj trafikut të drogës nuk e konsideron veprimtari shtetërore.
Nikolla: Ju ndërpres fjalën. Lironi foltoren zoti Bardhi.
Nikolla: Nuk na tremb, prit me qetësi vendimin e organeve të drejtësisë. Do e marrësh përgjigjen atje nëse ke shpifur apo jo. Tani na lë të vazhdojmë.
Çuçi: Ju lutem fillojmë seancën. Për procedurë merret vetëm një herë fjala. Këtu nuk jemi Pazar, as opinioni Fevziut, e as SPAK-u. Këtu jemi në Kuvend. Duhet të funksionojmë sipas rregullores, e ka të qartë flitet vetëm njëherë për procedurë dhe vazhdojmë seancë normale.
Pas akuzave të Bardhit, Olsi Rama e paditi në SPAK për shpifje. Nga ana tjetër, Rama refuzoi interpelancën duke thënë se ajo kërkohet vetëm duke iu referuar vendimeve të Këshillit të Ministrave që lidhen me veprimtarinë e tyre dhe jo me akuza që mund të përfshijnë familjarët.
Lajmi kryesor:
Akuzat ndaj Olsi Ramës për Xibrakën, Balla i përgjigjet Bardhit: Shko poshtë ballkonit dhe pyet Saliun kush është bruni 45-vjeçar, i lidhur me një deputet të PD
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7439
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025/ Bardhi: Betejë për jetë a vdekje! Në Kuvend, gratë deputete shpesh herë më shumë luftarake se burrat
23 Nëntor, 14:08
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Dosja Partizani/ Berisha 326 ditë 'burg' në shtëpi, Bardhi i del në krah, i kërkon GJKKO-së: Hiqni 'arrestin shtëpiak'! Kryetari i PD-së mbrojti Kushtetutën, po e pengoni për fushatën
22 Nëntor, 12:02
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Dita e Alfabetit, Kuvendi i Shqipërisë i dhuron Muzeut fotot e ditëve të Kongresit të Manastirit! Spiropali reciton 'Gjuha shqype' të Gjergj Fishtës
21 Nëntor, 19:03
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03