Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi bashkë me një grup deputetësh dhe përfaqësuesish si Jozefina Topalli, Ed Paloka dhe Xhelal Mziu kanë marrë pjesë në mbledhjen e 152-të të Asamblesë së Unionit Ndërparlamentar (IPU) që u zhvillua në datat 15-19 prill në Stamboll të Turqisë.
Lajmin e bëri të ditur vetë Bardhi përmes një postimi në rrjete sociale ku njofton se fokusi i diskutimeve në këtë Asamble ishte forcimi i demokracisë, të drejtat e parlamentarëve dhe respektimi i të drejtave të njeriut.
Postimi i plotë i Bardhit në rrjete sociale
“Mbledhja e 152 e Asamblesë së Unionit Ndërparlamentar (IPU). Fokusi i diskutimeve ishte mbi forcimin e demokracisë, të drejtat e parlamentarëve dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Gjithashtu Asambleja zgjodhi edhe Sekretarin e ri të Përgjithshëm të IPU-së”
Për shkak të pjesëmarrjes në këtë Asamble, Bardhi dhe kolegët e tij munguan edhe në protestën e 8-të të Sali Berishës, në të cilën u arrestuan 11 militantë dhe u sekuestruan 45 molotovë.
Komente










