Bardhi me të rinjtë demokratë: Më besoni s'e kemi frikë Ramën, ju flas në emër të Bashës...

Bardhi me të rinjtë demokratë: Më besoni s'e kemi frikë Ramën, ju flas në emër të Bashës...

Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh beteja për largimin e Edi Ramës nga pushteti do të vijojë dhe se opozita nuk tërhiqet.  “Energjia që na japin sot anëtarët e rinj që i bashkohen Partisë Demokratike, është një energji ndryshe. Ato jo vetëm që na bashkohen për të na rritur më shumë, por i japin një mesazh të qartë Edi Ramës: që nuk kemi frikë nga Edi Rama. Nuk kemi frikë nga sistemi që ai ka krijuar. Nuk kemi frikë nga drejtësia që ka kapur Edi Rama dhe e përdor atë kundër qytetarëve të ndershëm e të lirë.

Prandaj, faleminderit shumë të gjithë atyre që janë bashkuar Partisë Demokratike gjatë këtyre ditëve. Jam i bindur që anëtarësimet e reja në të gjithë Shqipërinë do të vazhdojnë, sepse rruga që kemi nisur, është rrugë që bën bashkë çdo shqiptarë ndershëm në këtë vend” deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në krye të fjalës së tij në aktivin e degës 2. Bardhi tha se beteja që po bën Partia Demokratike, nuk është një betejë për pushtet. Sipas sekretarit të përgjithshëm demokrat, atë betejë do ta bëjmë të gjithë bashkë kur të jetë fushata zgjedhore.

“Në këtë moment nuk jemi në betejë për pushtet, jemi në betejë për të mbrojtur demokracinë në Shqipëri. Prandaj është betejë që na bën bashkë, demokratëve dhe socialistëve. Më besoni, edhe socialistët do tjua hapin derën kur të shkoni e tu shpjegoni që jemi duke bërë betejë edhe për ta. Sepse jemi duke çliruar vendin nga një qeveri që vjen në pushtet me zgjedhje të diktuara nga krimi i organizuar. Mesazhi i qartë që ne çojmë për Edi Ramën është: ne nuk trembemi, beteja jonë është pa kthim deri në fitoren e standarteve europiane që po kërkojmë të fitojmë nga kjo betejë. Zgjedhje të lira e të ndershme, është themeli për të siguruar mirëqenien dhe punësimin për çdo qytetar shqiptar.

Garancia që ju jap në emër të Partisë Demokratike, në emër të kryetarit të PD, është se kjo betejë nuk ka për të mbetur në mes. Kjo betejë do të çohet deri në fund, deri sat ë arrihet qëllimi i kësaj beteje që është: largimi i Edi Ramës. Rezultat tjetër, beteja që kemi nisur, nuk ka. Nuk duam thjeshtë të largojmë Edi Ramën dhe të sjellim një person tjetër që sjell të njëjtin model, por duhet të largojmë Edi Ramën dhe modelin e tij qeverisës”, deklaroi Bardhi. Deklaratën ai e bëri në një aktivitet ku u sipas selisë blu u anëtarësuan në PD mbi 100 të rinj në Tiranë. Protesta e radhës e opozitës është në 11 maj. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 04/05/2019 15:56

    Bardha sillu mir se je vajz puntore, ashtu te ka hije te keqen nena

    Përgjigju
  • Hama ti mua: 04/05/2019 11:21

    O gazmend ziu ti je i mbaruar komplet o i uruar. Ti s'vlen për familjen tënde e jo më për Shqiptarët. Një jashqitje si ty e ka vëndin nëwc. Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • Mala: 04/05/2019 09:37

    Po te kerkonte PD-ja ne vazhdimnesi me konkurs veprimtar,Nuk do qellonte-gjente, me te demshem,me negative e me pa identitet, se Bardhin dhe Ploken qe I gjeti ne hedhurinat politike te kohes.

    Përgjigju
  • ERP: 04/05/2019 09:12

    Me qiri i gjejne keta fytyra te urryera?!!

    Përgjigju
  • Ai qe di ti: 04/05/2019 08:20

    O Gazmenta si e ke "burrin"?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!