Partia Demokratike ka vijuar dje akuzat e saj ndaj qeverisë. koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi nga foltorja e Partisë Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se ka futur në brendësi të administratës persona të inkriminuar dhe se opozita nga ana e saj do të vijojë denoncimet ndaj këtyre emërimeve gjë e cila është kthyer edhe në një kauzë për PD-në në opozitë.