Bardhi: Përfaqësues të delegacionit të BE-së të përfshirë në shkelje ndaj ligjit zgjedhor! PS i përdor për manipulimin e zgjedhjeve

Bardhi: Përfaqësues të delegacionit të BE-së të përfshirë në shkelje ndaj ligjit zgjedhor! PS i përdor për manipulimin e zgjedhjeve

Deputeti i PD, Gazment Bardhi

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se përveç burimve shtetërore, edhe përfaqësues të delegacionit të BE-së në Tiranë dhe ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian po përdoren nga Partia Socialiste për manipuluar zgjedhjet.

Nëpërmjet një postimi në facebook, ku shfaqen disa nga përfaqësuesit e vendeve të BE-se teksa marrin pjesë në aktivittet apo takime të ndryshme të organizuara nga zyrtarë të PS-së, Bardhi tha se në këtë mënyrë po shkelej ligji zgjedhor i KQZ-së. Sipas tij në këtë akt paracaktohej qartë se 4 muaj para zgjedhjeve, në këtë rast, duke nisur nga 14 janari,  mbështetja dhe promovimi i projekteve ose të investimeve, me shtrirje territoriale kombëtare në çdo lloj fushe përbën veprim të ndaluar.

“Me shqetësim kemi konstatuar se këto ndalime ligjore shkelen haptazi nga partia në pushtet, zyrtarë qendrorë dhe lokalë të Partisë Socialiste. Ky është tregues që për qëllime të përfitimeve elektorale Partia Socialiste, Edi Rama, ministrat dhe kryebashkiakët e tij, nuk pyesin as për ligj dhe as për standarte zgjedhore duke dhënë sinjalin e qartë se kanë nisur manipulimin e zgjedhjeve përmes keqpërdorimit të burimeve shtetërore.

Mirëpo ajo që e bën edhe më të rëndë këtë shfaqje të paligjshme të partisë në pushtet është përfshirja në këto shkelje edhe e përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe e disa ambasadave të vendeve të BE-së në kryeqytet Unë besoj se partnerët ndërkombëtarë e bëjnë këtë për shkak të neglizhencës ndaj ligjit zgjedhor dhe dëshirës së mirë për të ndihmuar qytetarët shqiptarë. Por për shkak se Edi Rama ka instaluar precedentin e manipulimit me çdo mjet të zgjedhjeve, kjo duhet të ndalojë. Partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht Delegacioni i BE-së në Tiranë, duhet të nxisin jo vetëm zbatimin korrekt të ligjit zgjedhor, por mbi të gjitha respektimin e standarteve zgjedhore dhe rekomandimeve të OSBE-ODIHR”- shkruan Bardhi.

Më tej Bardhi tha se ditën e djeshme ka dorëzuar një kërkesë në KQZ ku kërkohet distancimi i delegacionit të BE-së nga veprimtari të tillatë ndaluara me ligj si dhe që partia në pushtet të ndalojë keqpërdorimin e burimeve shtetërore.

“Duke dashur të besoj se përfshirja e Delegacionit të BE-së dhe disa Ambasadorëve të vendeve të BE-së në krah të zyrtarëve qendrorë dhe lokalë të PS në këto veprimtari të ndaluara, vjen nga mungesa e njohjes së kuadrit rregullator zgjedhor, diten e djeshme i jam drejtuar zyrtarisht duke kërkuar jo vetëm distancimin nga veprimtari të tilla të ndaluara me ligj, por edhe monitorimin dhe nxitjen e partisë në pushtet të ndalojë menjëherë keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe përdorimit të investimeve publike për qëllime elektorale”-përfundoi ai.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 04/03/2023 18:38

    Po te jesh me i ndershem se Komiteti Evropian qe e akuzon shko dorezo mandatin e deputetit per ato veprime qe bere ne parlamentin shqiptar.E doni vendin rremujn qe te zhdukni gjurmet per ato qe keni lyer "duart e pastra".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i avionit në Lituani, ngrihen dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim

Rrëzimi i avionit në Lituani, ngrihen dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim