Bardhi po tenton të jetë një Andreott!

Bardhi po tenton të jetë një Andreott!

Gazment Bardhi

Për ta kuptuar politikën shqiptare apo ngjarjet në të cilat kalon ajo, shpesh duhet t'i referohemi politikës italiane! Madje ka një opinion sipas të cilit nga Italia nuk kemi marr vetem modele të mira, por kemi marr dhe imituar edhe modelet politike të kësaj të fundit! 

Bashkimi i prononcuar si de facto pati disa risi që në fakt po qarkullonin prej kohësh! Sipas mënyrës se si ishin ulur, mund të themi se se facto kryetar i Rithemelimit nga sot është z. Bardhi! Mbledhja nuk drejtohej më nga Noka, por ai kishte zgjedhur të ulej e të qëndronte në krah të z. Bardhi! Situata e re e z. Berisha si pamundësi për të ushtruar lidershipin e tij ka kërkuar strategji të reja për kalkolime politike! Ideja se Berisha nuk mund të ishte kandidat për kryeministër edhe sikur të mos ishte në situatën aktuale të pamundësisë u konfirmua sot! 

Bashkimet në politikë, pasi ka konflikte nuk bëhen më për parime, por për interesa me kushte konkrete. Prandaj, mendoj e besoj se z. Bardhi nuk është kthyer pa kushte dhe pa interesa. Madje ky i fundit mendoj se është duke i projektuar si drejtues politik, si lider administrativë dhe si ofertë e Rithemelimit për kryeministër në zgjedhjet e 2025! 

Kjo lëvizje ishte e domosdoshme edhe për t'i paraprirë vizitës së Sekretarit Blinken duke i thënë këtij të fundit, se drejtues dhe inicues i bashkimit nuk është një antiamerikan, por përkundrazi një pro amerikan dhe mbi të gjitha një që pa pesha politike në të kaluarën! 

Bardhi nuk është një lider që ka popullaritet, por ai po kërkon të jetë një Andreotti! Pse? Ky i fundit s'ka pasur kurrë popullariteti politik, por ishte një lojtar shumë i mirë burokratik dhe administrativ i politikës! Me lëvizjet e kalkolimet e tij ka qeverisur me shumë se kushdo tjetër brenda demokristianëve dhe po ashtu edhe në nivel të politikës kombëtare! 

A mundet që z. Bardhi të jetë si Andreotti? Duhet theksuar se ai ka pasur pozicion mjaft të rëndësishëm duke qenë Sekretar i Përgjithshëm i PD e kështu ka pasur mundësi të mësojë politikisht si nga z. Berisha ashtu edhe nga z. Basha! Po ashtu ka mbajtur edhe rolin e Kryetarit të Grupit duke pasur një peshë të rëndësishme politike në funksionimin politik të forcës politike që e ka përfaqësuar! Prandaj, në kuptimin e aftësisë politike nuk shoh asnjë cilësi inferiore. Pra, ai ka njohuri politike për të bërë lëvizjet e tij politike që nuk janë e nuk duhet të konsiderohen aspak si spontane e të rastësishme!

Por ku ndryshon z. Bardhi me Andreottin? Ky i fundit përfaqësonte njerëzit dhe grupet e interesit më të fuqishme në sallonet e politikës italiane dhe përtej saj! Ndërsa Bardhi, të paktën deri tani nuk duket se e Ka një mbështetje të tillë! 

Gjithashtu, Andreotti ishte pjesë e partisë më të madhe dhe më të votuar në Itali. Ndërsa sondazhet e publikuar dhe nga përceptimi i qytetarëve grupi i asaj që Bardhi e quan bashkim nuk është më i votuar dhe ka pak mundësi reale për të mundur Ramën! 

Ajo që paguhet më shumë me kreditë politike në një situatë në të cilën po kalon politika shqiptare është koherenca. Prandaj, siç e kam thënë edhe herë të tjera Basha i ka të gjitha mundësitë të jetë Meloni! Kjo e fundit nuk pranojë të bënte kualicion me "5yjet" dhe nga katër përqind në zgjedhjet e parafundit kalojë në thuaje 24% në zgjedhjet e fundit duke dalë partia e parë opozitare që i dha mundësinë të kurorëzohet Kryeministre! Basha, në dallim me Bardhin apo me grupimin e tij ka qenë koherent në vendimet që ka marrë! Sondazhet dëshmojnë se Basha është në rritje dhe nëse ngjarjet do të rrjedhin ashtu siç duken ai ka mundësi reale të jetë fitues i zgjedhjeve të 2025 duke i mundur të gjithë! Prandaj, mendoj se bashkimi i sotëm me qëllim për t'a dobësuar Bashën e ka forcuar edhe më shumë atë!

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës