Bardhi: Po verifikojmë 15 kryebashkiakë! Sistemi, jo pengesë që PD-ja të fitojë, por të vendoset me referendum (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi nga Korça pas një takimi që ka patur me forumin e grave, i pyetur nese PD do te ketë emra të tjerë kryebashkiakësh me probleme me drejtësinë që do të denoncojë u shpreh se në proces verifikimi janë të paktën 15 emra. "Kemi në proces verifikimi një numër të konsiderueshëm të kandidatëve të Edi Ramës të emëuar  në mënyrë ilegjitime më 30 Qershor në Bashkitë e vendit. Janë në proces verifikimi të paktën 15 kandidatë të partisë Socialiste që janë emëruar si kryebashkiakë në 30 Qershor nga Edi Rama" tha ai. Sa i përket tryezës politike për reformën zgjedhore Bardhi bën të ditur se kjo është një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman dhe BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

"Unë kam besim që edhe pala tjetër do duhet të sigurojë këto standarde minimale sepse janë kërkesë jo vetem e opozites jo vetem e Bundestagut gjerman por jane kerkese e qytetareve shqiptare qe dine ata me vote te lire qe vendosin se kush eshte qeveria qe udheheq vendin" tha ai. Debatin për sistemin, Bardhi e orienton për zgjidhje te referendumi. "Jemi të hapur për ta diskutuar. Nuk kemi përjashtuar asnjë sistem elektoral, jemi të hapur për të diskutuar.

Të gjitha sistemet elektorale janë te aplikuara ne vende te ndryshme te botes, pa asnje diskutim, PD ka fituar zgjedhje me disa sisteme elektorale, sistemi elektoral nuk perben pengese qe PD te fitoje zgjedhjet. Une gjykoj qe lidhur me sistemin zgjedhor duhet te kete nje debat te hapur publik dhe te jene qytetaret qe do te vendosin se cili eshte sistemi me i mire. Ne kete kuader unë kam vetem një votë si qytetar i Republikës së Shqipërisë" tha ai. "Kerkesa jone ka qene dhe vijon te jete mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme jo si nje kerkese vetem e opozites se bashkuar por si mundesi reale per ti dhene fund krizes politike dhe mbi te gjitha krizes ekonomike" përfundoi ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 19/01/2020 15:13

    Zyrat e PD tashma jane kthyer ne zyra te sigurimit te shtetit.Cdo shqiptar ka ne arshiven e PD dosjen e vet.KJO DOSJE PERSONALE I SHERBEN PD PER SHANTAZH,MANIPULIM,MASHTRIM.kJO politik shantazhuese e saja kundrejt kujdo qe ka mendime te kunderta me te eshte object sulmi.Me shantazhe,mashtrime e manipulime nuk kthehet ne pushtet,i ka dalur boja kesaj mendyre e tashma te gjithe largohen apo nuk e perkrahin me ate.Ato qe e perkrahin jane thjeshte ish vrasesa e hajdute qe perpiqen me gjitha mendyrat per te u kthyer ne pushtet e te pengojne apo te ndalojne reformen ne drejtesi.

    Përgjigju
  • tini: 19/01/2020 12:33

    Gaz Bardhi i bini ne gjunje doktorit ,qe kishte drejtesine nen hyqmin e tij ,se gjysma e drejtuesve te PD do ishin ne burg dhe jo deputet .Prit SPAKun, sa te hapen dosjet e vjetra dhe cfar xhevairesh do shikosh. Ti si pergjegjes per protestat e dhuneshme kunder shtetit, duhet te ishe i pandehur se nuk arrite te frenosh zjarrin dhe dhunen kunder kryeministruse ,dhe ben gam gam nga mengjesi deri ne darke.Majtas djathtas duhet pastrim te politikes shqiptare .Mge babale dhe spiunlleqe nuk vihet ne pushtet

    Përgjigju
  • edi: 19/01/2020 00:59

    Drejte duhet bere Por i dashur Tellalli i demokrateve ,mbasi percjell cfare te thone ,,duhet qe te fillojme mga e para do te thote nga koka dhe koha kur kane ndodhur dhe pse jo te filloje investigimi si mga P.D dhe P.S dhe L.S.I -ja dhe drejte dhe sic thote Populli dhe e deshiron gjithcka duhet bere sa me pare te mbyllen tere gropat e Partive qe na kane bere Vezen e KUQE madje me dy te KUQE QORRI I DEMOKRACISE ESHTE BERE SHUME MANJAK ME NJE ANE .Hey nese do te themi se jemi Demokrate dhe luftojme qe te ecim perpara si tere Bota America Europa ,duhet te jemi te ndergjegjshem dhe te nje anshem dhe menyra si te luftojme Korrupsionin dhe dallaveret qe Kombi dhe Shqipetaret te shpetojne nga Partite Si MIZA KALI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës