Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetët Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu, kanë zhvilluar një takim në Bundestag në Berlin me deputetin gjerman Olav Gutting.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga takimi, Bardhi ka shkruar se në takim u diskutua mbi ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe faktorët që sipas tij po bllokojnë zgjerimin e BE-së.

Bardhi shtoi se Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë, por sipas tij, vendi ynë duhet të bëjë përparim të matshëm në shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Po ashtu Bardhi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të CDU-së ndaj Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një element të rëndësishëm në forcimin e perspektivës europiane të Shqipërisë.

Reagimi i Bardhit:

Bundestag, Berlin-Takim me deputetin Olav Gutting, pjesë e grupit CDU/CSU në Bundestag dhe një nga zërat që kontribuojnë në diskutimet për ekonominë dhe zgjerimin europian.

Diskutuam për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së dhe faktorët që po bllokojnë progresin e saj: korrupsioni dhe mungesa e standardeve demokratike në zgjedhje dhe qeverisje.

Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë, por vendi ynë duhet të bëjë përparim të matshëm në shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Shqipëria ka potencialin të jetë aset për Europën dhe Partia Demokratike është gati të udhëheqë procesin që e kthen këtë potencial në realitet.

Gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të CDU-së ndaj Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një element të rëndësishëm në forcimin e perspektivës europiane të Shqipërisë.