VLORË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat në qarkun e Vlorës, aty ku deputet është kryeministri Edi Rama. Teksa e ka cilësuar takimin me strukurat e Vlorës si më mbreslënësit, Bardhi shprehet se aty ka gjetur demokratët të mobilizuar për t’i prirë ndryshimit.

"Ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës. Ndryshimi është vetëm çështje kohe. Nga turi kombëtar me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, takimet në qarkun e Vlorës duhet t’i veçoj si mbresëlënëse. Në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë i gjeta demokratët të mobilizuar për t’i prirë ndryshimit", tha Bardhi.

Më tej, numri dy i PD-së ka listuar arsyet se përse sipas tij ky qark kërkon domosdoshmërish ndryshimit.

"Nga bashkëbisedimi i hapur kuptova se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe", përfundoi Bardhi.