Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me ministrinn gjerman të Shtetit për Europën, Gunther Krischbaum.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se në fokus të këtij takimi ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE.
‘Kënaqësi takimi me Ministrin per Europën në Ministrinë e Jashtme Gjermane z. Gunther Krischbaum. Integrimi Europian i Shqipërisë duhet të jetë një proces që synon implementimin e standardeve europiane në vend, dhe jo të përdoret si justifikim për të mbuluar keqqeverisjen. Opozita mbështet plotësisht procesin e integrimit të bazuar në standarde dhe në meritë.
Në këtë proces, theksova se mbetet jetike për Shqipërinë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, qeverisja e mirë në dobi të qytetarëve, lufta ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisjes me krimin e organizuar, lejimi i organeve të drejtësisë të bëjnë me integritet dhe pavarësi punën e tyre në përputhje me parimet e shtetit ligjor, si dhe funksionimi demokratik i institucioneve, veçanërisht i Kuvendit të Shqipërisë', shkruan Bardhi.
Lajmi kryesor:
Ministri gjerman për Europën takim me Ramën, kreun e SPAK dhe përfaqësues të opozitës: Të çohet përpara lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar









