BARI - Mbi 13 kg marijuanë janë zbuluar dhe sekuestruar në portin e Barit gjatë kontrolleve ndaj mjeteve që zbarkonin nga tragetet.

Ushtarakët e Guardia di Finanza dhe funksionarët e doganës kanë gjetur drogën në bord të një kamioni që vinte nga Shqipëria, në çantë të madhe të fshehur në kabinën e shoferit.

Ky i fundit, një qytetar shqiptar 27-vjeçar, u arrestua dhe mbahet i ndaluar në burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe kontrabandës doganore, ndërsa automjeti u sekuestrua.

(im/shqiptarja.com)