Vazhdojnë hetimet për ndeshjet e trukuara në kampionatin italian të futobllit në Serinë A dhe B. Më shumë se 20 persona do të hetohen për manipulimin e ndeshjeve.

Akuza e përbashkët që rëndon mbi personat e arrestuar është ajo e trukimit të ndeshjeve. Mes personave që do të përgjighen për këto akuza të rënda është dhe Kristian Stelini, ish-zëvendësi i trajnerit Konte.

Sfidat e trukuara sipas prokurorisë së Barit janë përvec të tjerave të përfolura në media, edhe Bari-Trevizo dhe Salernitana-Bari, Palermo-Bari, Bari-Sampdoria.

Drejtuesit e Interit kanë kërkuar heqjen e akuzave për mbrojtësin Andrea Ranokia.


Dylber Balla