Lush Ndoci nga fshati Trush i Shkodrës zgjodhi një mënyrë tejet të veçantë për të protestuar ditën e hënë, duke bllokuar rrugën Shkodër- Lezhë me bagëtitë e tij.
Por menjëherë pas protestës ai është shoqëruar nga policia ku është marrë në pyetje për 4 orë, në postën e Policisë së Barbullushit.
Ndoci shprehet se shoqërimi i tij është për t’i mbyllur gojën në lidhje me padrejtësitë që i janë bërë atij dhe familjes së tij.
“Më morën për protestën që bëra 4 orë, për të mbuluar poshtërsitë që kanë bërë prej 25 vitesh në familjen time. Gjakpirës do të mbeten gjithë jetën e tyre po nuk m’i zbardhën faqet. Gojën mua ma vetëm mbyll arkivoli, ata nuk ma mbyllin dot gojën. Jo mos të ka bërë njeri presion, jo mos të ka dhënë njëri lekë. Për kockat të dy fëmijëve që kam në Bërdicë as nuk ia pranoj kujt lekët dhe as nuk më shtyn kush të futem në këto punë, janë nevojat familjare që më kanë çuar këtu. Një vaksinë nuk ma kanë bërë, një lek nuk ma kanë dhënë me 8 fëmijë jam. Më marrin më çojnë në burg dhe më lanë me këmbë të thyer në mes të rrugës, u detyrova të gjej makinë për të shkuar në shtëpi”, tha ai.
Fillimisht Ndoci është pyetur pranë fshatit Ashtë dhe më pas është dërguar në posten policore. Ndoci ka paralajmëruar se do të vijojë protestat për të marrë të drejtat që i takojnë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO