Përpos barnave serbe që hyjnë legalisht nëpërmjet pikave kufitare, një sasi e konsiderueshme e tyre hyn ilegalisht në vend, duke u kontrabanduar, nëpërmjet rrugëve malore, informon sot gazeta “Zëri”
Madje në disa qytete të Kosovës së fundi janë gjetur barna edhe me banderola të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, në kundërshtim me ligjet në fuqi në vend.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), Ilir Dushi, ka thënë për “Zërin” se së fundi nuk ka pasur asnjë importim të barërave serbe në Kosovë, për shkak, siç thotë ai, të pezullimit të tri kompanive që kanë qenë të licencuara që t’i eksportojnë produktet e tyre. Mirëpo, ditë më parë Policia e Kosovës ka zbuluar në Prishtinë një depo me barna ilegale serbe, të cilat kanë hyrë në vend ilegalisht.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)