Barra fiskale, shqiptarët punojnë
77 ditë në vit për të paguar shtetin

Barra fiskale, shqiptarët punojnë<br />77 ditë në vit për të paguar shtetin
TIRANE- Shqipëria është vendi i Ballkanit, ku pjesa më e madhe e të ardhurave hyn në xhep të qytetarëve. Kjo do të thotë se taksapaguesit në vendin tonë punojnë më pak se në vendet e tjera të rajonit për të shlyer tatimet ndaj Shtetit. Me fjalë të tjera, Shqipëria për vitin 2014 e ka “Ditën e Lirisë Fiskale” (pas së cilës të gjitha fitimet teorikisht nuk i kalojnë më shtetit) në datën 19 të muajit mars.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, për vendin tonë kjo ditë vjen më shpejt.
Ekspertë të fushës së fiskalitetit kanë bërë një studim të detajuar në “ALTAX”, ku shpjegohet se si funksionojnë tatimet mbi të ardhurat në Shqipëri.

Të punosh për veten
Ky indeks kuptohet në gjithë botën si një indeks i lehtësimit të individit dhe biznesit nga barra e tatimeve dhe taksave. Në Shqipërinë e vitit 2014, “Dita e Lirisë Fiskale” është në ditën e 19-të të muajit Mars. Me këtë kuptohet se gjithë shqiptarëve u duhet të punojnë për Buxhetin e Shtetit të tyre deri në fund të dhjetëditëshit të dytë, të muajit të tretë të vitit. Pas kësaj date, puna dhe fitimet e tyre nuk shkojnë më në llogarinë e shtetit, por në llogarinë e tyre. Kjo është një llogaritje teorike, duke u nisur nga fakti se 21% të të ardhurave vjetore ne ia kalojmë buxhetit të shtetit.
 
Shqipëria
Për vitin 2014, shqiptarëve u duhet të punojnë për Shtetin deri në datën 19 mars, duke filluar nga 1 janari. Pas kësaj date, të gjitha të ardhurat e fituara, shkojnë në “xhepin” e tyre.  Krahasuar me vitin 2013, kjo datë e “Ditës së Lirisë Fiskale” vjen më herët. Vitin e kaluar, shqiptarëve u duhej të punon për Shtetin, pra të shlyenin detyrimet tatimore, deri në datë 24 mars (“Dita e Lirisë Fiskale”), duke filluar nga 1 janari. Si rrjedhojë, për vitin 2014 shqiptarëve u duhet të punojnë më pak se vitin e kaluar për të shlyer detyrimet tatimore ndaj Shtetit. Ky ndryshim ka ardhur për arsye të paketës së re fiskale, që hyri në fuqi në fillim të këtij viti, që lehtësoi barrën e taksave.
 
tabela liria
Rajoni
Vendi i rajonit të Ballkanit, ku data e “Ditës së Lirisë Fiskale” vjen më vonë se në çdo vend tjetër, është Serbia. Për këtë vend në vitin 2013, “Dita e Lirisë Fiskale” ishte 12 maji. Këtë vit ajo është 10 maji. Kjo do të thotë, se duke filluar nga 1 janari e deri në 10 maj, serbët duhet të punojnë për buxhetin e shtetit të tyre, përpara se të ardhurat e fituara të shkojnë në “xhepat” e tyre. Një tjetër vend, ku Dita e Lirisë Fiskale është në muajin maj, është edhe Mali i Zi. Në vitin 2014, “Dita e Lirisë Fiskale” për Malin e Zi është 5 maji. Për pjesën tjetër të vendeve të rajonit, “Dita e Lirisë Fiskale” është gjatë muajve Prill dhe Mars. Vendi i dytë në Ballkan, pas Shqipërisë, për të cilin “Dita e Lirisë Fiskale” vjen më herët, është Kosova. Për këtë vend, kjo ditë është 23 marsi.

Shkrimi u publikua sot (12.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi