Në Australi, autoritete vendore kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të ndaluar kamionët të kalojnë nëpër tunele që kanë lartësi të ulët. Ata vendosën që të parandalonin kamionët nëpërmjet shenjave paralajmëruese të ujit.

Në momentit që shoferët afrohen tek tunelet që nuk lejohet kalimi i tyre, një perde e madhe uji me tabelën “STOP” shfaqet përpara tyre.

Në qoftë se shoferët shpërfillin këto shenja paralajmëruese, barriera virtuale nuk do të ketë ndonjë ndikim fizik mbi makinat.
barriera virtuale
Autoritetet kishin provuar disa mënyra të tjera për të ndaluar kamionët që të mos kalonin në tunel, por këto metoda nuk kishin funksionuar. Këto masa drastike u zbatuan pas një sërë incidentesh nga shoferët e kamioneve të cilët dëmtonin strukturën e urave.

(v.gj/shqiptarja.com)