Barrikada në Mitrovicë, përleshje
me gurë mes të rinjve

Barrikada në Mitrovicë, përleshje<br />me gurë mes të rinjve
MITROVICE- Një përleshje me gurë mes dy grupeve të rinjsh, tek barrikada mbi urën e Ibrit në Mitrovicë, për pak sa nuk ka shkaktuar incident të përmasave më të mëdha.

Sipas mediave kosovare, nga ngjarja e pasdites së 11 majit nuk të lënduar, ndërsa dy të rinj shqiptarë janë shoqëruar në stacionin policor në jug të qytetit.

“Incidenti mund të përshkallëzohej po të mos intervenonin me kohë pjesëtarët e policisë së Kosovës që qëndrojnë mbi urë”, kanë thënë për “Kosovapress” disa qytetarë të rastit, të cilët gjatë incidentit kanë qenë afër urës.

Dy të rinj shqiptarë, banorë të Lagjes së boshnjakëve, kanë bërë të ditur për “Kosovapress” se duke ardhur për në pjesën jugore të qytetit, janë provokuar dhe më pastaj janë gjuajtur me gurë nga disa serbë, që qëndrojnë vazhdimisht afër barrikadës.

Sipas tyre, ata janë sharë dhe fyer, ndërsa i janë përgjigjur provokimeve duke hedhur po ashtu gurë në drejtim të tyre.

Disa qytetarë të pranishëm në atë moment tek ura, kanë thënë se policia ka reaguar menjëherë duke penguar përkeqësimin e situatës.

“Ka pasur pastaj shtyrje në mes të policëve që gjendeshin mbi urë dhe të rinjve shqiptarë që po tentonin të shkonin në drejtim të serbëve. Në ato momente, një polic ka përdorur sprajin ndaj dy të rinjve shqiptarë, ndërkohë që aty me shpejtësi kanë arritur tri automjete të policisë dhe me pas edhe disa automjete të karabinierëve italianë, të cilët kanë shoqëruar shqiptarët në stacion të policisë”, kanë thënë dëshmitarët.

Njëri nga policët, në kushte anonimiteti tha për “Kosovapress” se “nuk e di se si ka filluar incidenti, por këtu mbi urë u desh të ndërhyjej pasi të rinjtë shqiptarë donin të shkonin në drejtim të serbëve në cepin verior të urës”. Ndërkaq, polici serb tha se “ishte një provokim i dyanshëm i disa të rinjve dhe më pasj u përdorën gurët nga të dyja grupet, por nuk u lëndua askush dhe çdo gjë përfundoi mire”.

“Gjithçka do të sqarohet pas vëzhgimit të xhirimeve që kanë bërë kamerat e instaluara përreth urës”, ka thënë polici.

Marrë nga "Kosovapress"
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin