“Është një situatë e çuditshme, vendim i padrejtë. Dua ta qartësoj se klubi nuk ka bërë asnjë veprim të jashtëligjshëm. Ne kemi ndërtuar një akademi për të rinjtë që është model për të gjithë. Në akademinë tonë janë rritur lojtarë të mëdhenj si Xavi, Iniesta dhe Mesi.
Qendra jonë stërvitore ka 230 fëmijë nga 18 vende të ndryshme ku vetëm 40 prej tyre janë spanjollë, ndërsa 18 prej tyre e kanë nisur futbollin në La Masia. Nuk do të heqim dorë nga projekti, La Masia nuk do të preket. Nuk kam biseduar ende me Blatter, por gjatë ditëve të ardhshme do të udhëtoj drejt Zvicrës. Ata lojtarë për të cilët akuzohemi kanë nënshkruar sipas të gjitha normave ligjore dhe kanë luajtur në ndeshje zyrtare për të rinjtë” deklaroi ai në një konferencë për mediat.
Ndërsa në fund sipas tij, pas gjithë kësaj qëndron dikush që kërkon të shkatërrojë Barcelonën. “Nuk mund të them me saktësi se kush qëndron prapa sulmeve. Kemi shumë informacione por nuk mund të flas deri në momentin që të zotërojmë diçka zyrtare. Nuk do ta pranojmë dënimin dhe do të shkojmë deri në fund të kësaj çështjeje” përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
