Opozita bëhet gati për të nisur takimet me shqiptarët në bazë. Selia blu njofton se koalicioni opozitar në takimin e sotëm ka pasur në fokus të mbledhjes vetëm një çështje, situatën ekonomike në vend dhe pamundësinë e qytetarëve. Qëndrimi i të gjithë partive të opozitës, po sipas PD-së ka qenë se pandemia e ekonomisë po e con Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik. "Qeveria nuk po i ndihmon shqiptarët dhe po e çon vendin drejt një krize të madhe".
Në fillim të takim, kryetari i PD Lulzim Basha ka informuar aleatët mbi shqetësimet dhe kërkesat e paraqitura gjata takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësuesit e bizneseve. “Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t’ia dijë për shqetësimet dhe problemet e tyre. Është detyra jonë jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensionojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria. Biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen" tha Basha, sipas selisë blu.
Më pas është diskutuar në detaje menaxhimi i situatës nga qeveria. Në mbledhje është argumentuar se qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve. "41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milion shqiptarë, ku janë qindra të mijra të papunë dhe biznese gati për t'u mbyllur. Ndërkohë që kaq i ka dhënë qeveria oligarkëve të vet për 2 km rrugë tek Unaza e Re. Aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për karrigen e tij. Ai i dërrmoi të varfrit dhe shkatërroi shtresën e mesme. Është përgjegjësia jonë të jemi pranë tyre" tha Basha.
Lajmi kryesor: