Basha apo Berisha në Big Brother? Ja si përgjigjet deputetja opinioniste e PD

Basha apo Berisha në Big Brother? Ja si përgjigjet deputetja opinioniste e PD

Ori Nebiaj

Deputetja e Partisë demokratike, Ori Nebiaj i është bashkuar Big Brother Vip si opinioniste, krah Arbër Hajdarit.

Ori Nebiaj ka treguar se si e pritën kolegët e partisë faktin që ajo iu bashkua këtij spektakli.

Madje, e pyetur nga Top Channel se kë do donte të shihte brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Lulzim Bashën apo Sali Berishën, deputetja Nebiaj thotë “pse jo të dy”.

Ori Nebiaj: Sapo Lori Hoxha ma propozoi, me të thënë të drejtën mu bë shumë qejfi sepse për mua Top Channel është një shtëpi në të cilën u rrita profesionalisht.

Kështu që e mendova vetëm pak nga ana juridike dhe ligjore se sa mund të kishte ndonjë konflikt interesi, dhe pasi u sigurova që nuk ka asnjë problematikë të tillë, atëherë pse jo. Mund të shpreh opinionet e mija dy herë në javë. Nuk më pengon me detyrën që kam zgjedhur të jem në parlament.

Sa gati është Ori Nebiaj ta thotë mendimin e saj troç?

Ori Nebiaj: Unë gjithmonë kam qenë kështu. Absolutisht do të kujdesem që të jem e drejtpërdrejt dhe pa emocione tifozërie përsakohë je ulur aty dhe ke marrë përsipër përgjegjësinë e të qenurit opinionist. Më duket një gjë me përgjegjësi shumë të madhe kështu që jam shumë gati ta bëjë.

Këshilla që Arbri të ka dhënë duke qenë se është më i vjetri në këtë studio si opinionist?

Ori Nebiaj: E drejta është se më ka dhënë shumë këshilla. Ishte shumë i kujdesshëm dhe miqësor dhe gjëja e parë që më tha është mos ki hall nga komentet sepse Bigu gjithmonë merr shumë vëmendje. Do ketë komente në rrjet, mos e vri mendjen sepse do të dalim shumë mirë.

Po kolegët e partisë ç’të thanë?

Ori Nebiaj: Po e them tani për herë të parë që i gjithë klubi i deputetëve të rinj që drejtohet nga Andia Ulliri dhe të gjithë deputetët që janë pjesë e këtij klubi më kanë shkruar të gjithë. Kanë uruar, gjithashtu më ka shkruar stafi i Kuvendit. Janë të gjithë optimist.

A mendon se do të ishte perfekt për edicionin e tretë të BBV ndonjë nga kolegët e tu të partisë? Mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës kë do të shihje ti në Big Brother?

Ori Nebiaj: Nuk e di, mendoj se njëri…

Kë do të doje të shihje ti?

Ori Nebiaj: Pse jo të dy?

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 15/01/2024 14:13

    Si mundet ne nje emision te tille si Big Brother te lejohet te pyetet dhe te diskutohet per politik? Te respektohet legjislacioni perkates per emisionin dhe ne rast shkeljeje te gjobitet dhe ajo qe doskuton dhe kanali qe e organizon!Kane nje problem shume te madh anetaret e partis demokratike nuk zbatojn asnje legjislacion ,shtet pa ligje dhe drejtesi nuk ka ne asnje vend te botes!

    Përgjigju
  • e drejta: 15/01/2024 10:31

    ORI JE OPORTUNISTE, DHE NUK ME VJEN MIRE QE E THEM KETE PER TY. . VETEM NJERZIT PA BOSHT(SHTYLLE KURRIZORE) JANE OPORTUNISTE...KISHA NJE FARE KONSIDERATE PER TY , TANI 0

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë