Basha nga Kongresi i CDU: Do kthehemi nga Gjermania me duart plot, kushtet e Bundestagut zgjidhnin krizën (VIDEO)

Kryetari Lulzim Basha nga Kongresi i CDU në Lajpcig deklaroi se temë diskutimi kryesor në takimet e ti me përfaqësues të lartë në Bundestag ishte hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. "Kam pasur rastin të takoj drejtues dhe emra të njohur që janë kontribues të jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Sot pres të takohem kryetarin e partisë dhe ministrin e Mbrojtjes, në fokus të bisedave është çështja e integrimit dhe hapja e negociatave duke falenderuar CDU gjermane për mbështetjen.

Rrugën e Bundestagut, plani me 9 pika për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza. Kanë kërkuar mbështetje, më kanë konfirmuar në të gjitha takimet që kam pasur këtu. Me Mc Alister, si dhe me figurat e tjera. Kanë ritheksuar mbështetjen pa kushte dhe për planin e Bundestagut si dhe mbështetjen e PD. Dje dhe sot në fokus ka qenë plani ekonomik i PD. Edhe Shqipëria ashtu si Serbia të jetë në gjendje të krijoi vende pune. Edhe në sektorin e teknologjisë dhe industrisë Gjermane." tha Basha.

Kryedemokrati ka theksuar se plani me 9 pika i Bundestagut gjerman do të shërbejë si një udhërrefyes për Shqipërinë. Ndër të tjera Basha theksoi se do të kthehet nga Lajpcigu me zemrën dhe duart plotë, sa i takon nxjerrjes së vendit nga kriza.

“Jam shumë optimist dhe nga Lajpcigu do të kthehemi me zemrën dhe duart plot sa i takon planit për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit. Zhvillova një takim të shkëlqyer me Johan Wadephul. PD e angazhuar për zbatimin e kushteve të Bundestag për Shqipërinë që përbëjnë udhërrëfyesin për të dalë nga kriza e rëndë politike dhe drejt integrimit në BE përmes demokracisë, sundimit te ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme" pohoi Basha.

“Dua të ndaj me ju një lajm të mirë që dje dhe sot ka qenë në fokus plani ekonomik i PD. Është hartuar me ndihmën e ekspertëve të kristiano-demokratëve gjermane. Ne vazhdojmë bashkëpunimin me ta, sa i takon dhe investimeve gjermane në vendin tonë” përfundoi Basha.

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Kongresi I CDU-së në Lajpcig:

Përshëndetje të dashur miq! Ju përshëndes nga Lajpcig ku ndodhem në ditën e dytë të Kongresit të partisë sonë simotër, të CDU-së së Angela Merkelit. Gjatë ditës së djeshme, kam patur rastin të bisedoj me disa nga figurat drejtuese të CDU-së, me emra të njohur, kontribues të jashtëzakonshëm për Shqipërinë; si dr. Johann Wadephul, dr. Gunther Krichbaum, drejtuesit e ekipit ekonomik në Bundestag dhe në partinë tonë simotër. Gjatë ditës së sotme, pres të takohem me kryetaren e partisë dhe ministren e Mbrojtjes  Annegret Kramp-Karrenbauer.

Në fokus të bisedave ka qenë, së pari, çështja e integrimit europian të Shqipërisë, pra, hapja e negociatave. Kam falënderuar CDU-në gjermane për qëndrimin, për hapjen rrugë të mocionit të Bundestagut, planit me 9 pika dhe udhërrëfyesit për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza. Kam kërkuar vazhdimin e kësaj mbështetje, çka më është konfirmuar këtu nga të gjitha takimet që kam patur në Lajpcig me përfaqësuesit më të lartë të politikës gjermane në Berlin, por edhe me përfaqësuesit në Bruksel, në veçanti me David Mc Allister, kryetarin e Apelit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentin Europian dhe me figura të tjera të rëndësishme eurodeputetë, eurodeputete, parlamentare, ministra të qeverisë federale. Ata kanë ritheksuar mbështetjen pa kushte për Shqipërinë, për shqiptarët në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe për planin e Bundestagut dhe, natyrisht, mbështetjen për opozitën, për Partinë Demokratike, partinë e tyre simotër,  për të cilën u kam shprehur mirënjohjen time më të thellë.

Dua të ndaj me ju të dashur miq edhe një lajm tjetër të mirë. Gjatë ditës së djeshme dhe gjatë ditës së sotme, ka qenë në fokus plani ekonomik i Partisë Demokratike që, siç e dini, është hartuar me ndihmën e ekspertëve më të mirë të kristiandemokratëve gjermanë, të partisë dhe Fondacionit Conrad Adenauer.

Ne vazhdojmë bashkëpunimin me ta, në veçanti, përsa i përket investimeve gjermane në fushën e teknologjisë, investimeve gjermane në Shqipëri, ku ambicia jonë është që, përmes ofertës së qeverisë së ardhshme të demokratëve dhe fuqisë së kapitalit dhe inovacionit të fuqisë gjermane, edhe Shqipëria të përfitojë dhjetëra mijëra vende pune të sektorit të teknologjisë dhe informacionit. Gjithçka ndodh që edhe Shqipëria, njësoj si vendet e tjera të rajonit, në veçanti Serbia, të jetë në gjendje të krijojë dhjetëra mijëra vende pune me paga të mira për rininë shqiptare në veçanti.

Jam shumë optimist nga kontaktet këtu në Lajpcig, siç edhe me përfaqësues të qeverisë, por edhe përfaqësues të sektorit të industrisë dhe teknologjisë gjermane, mund të them me siguri të madhe se nga Lajpcig do të kthehemi sot me zemrën plot, besoj edhe me duart plot, sa i përket planit për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit ekonomik, me investime gjermane, me investime europiane me vende pune dhe teknologji të përparuar. Ju përshëndes nga Lajpcig dhe mirupafshim së shpejti në Tiranë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 24/11/2019 06:27

    Ju kujtohet Pal Vata? L.Basha asht sot perfaqesuesi I Palit te "mencur" ne PD ne kohen e sotme.Aferim.Si te duket "intelektual",Mirel,Arben a eshte kjo e vertet??

    Përgjigju
  • zenepe: 23/11/2019 17:17

    Shko o hajvan,,shko e pastro halet aty,,,se nuk I duhesh gje kujt ,,mor kriminel I peshtire,,..

    Përgjigju
  • Ilir: 23/11/2019 16:02

    Ky e di "idiot" kete popull...! Mire qe nuk na the per luge floriri o lulush...! Po derdimen ngele mor qofte. Po ik andej nga Hollanda me duart plot se ketin populli gishtin i keni treguar gjithmone ju. .!

    Përgjigju
  • Tosi: 23/11/2019 14:49

    Të gjithë në Rinas me çantat në duar se u bo deti kos. Basha do vijë me duart plot me euro dhe o burra që të marrim ca euro. Kushedi sa do jetë përlotur Nora Bythderrja Gjithollog'ja e leshitdhise Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari kur e kanë dëgjuar këtë lajm nga Basha.

    Përgjigju
  • Lyl PRESHI: 23/11/2019 12:25

    O lyl preshi po hik mor bul muti se burr sje kurr ti se je bo bajat. Mjaft na nxore zorët kur shofim fytyrën tënde.

    Përgjigju
  • redi: 23/11/2019 12:02

    Lul kot lodhesh se ti duart i ke bosh per PD dhe plot per vete.Jep doreheqe dhe ler te tjeret te drejtojne PD .Ti nuk vjen kurre ne pushtet dhe kot lodhesh

    Përgjigju
  • Alniku: 23/11/2019 11:57

    Sa për dijeni të gjithëve këtij (demokrati) jan kan hequr vizën që kur financoj BILD dhe ky e di shumë mirë por si gjithmonë shpreson të mashtrojë si gjithmonë

    Përgjigju
  • : 23/11/2019 11:42

    Inshallah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori