TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në takim Kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit Italian, Pier Ferdinando Casini.
Basha i shprehu kryetarit Casini mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar që Italia, Senati italian dhe ai personalisht i kanë dhënë Shqipërisë në të gjitha fushat e në veçanti në projektin madhor të integrimit europian dhe anëtarësimit në NATO, ku Italia u shndërrua në avokate të Shqipërisë.
Sipas zyres se shtypit te PD-se, Basha ndau me z. Casini shqetësimin se shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës, refuzimi i kontrollit demokratik opozitar përmes komisioneve parlamentare hetimore, injorimi dhe moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatave të vendit, mohimi i fjalës së lirë të opozitës përmes ushtrimit të dhunës verbale dhe fizike nga elemente kriminalë të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, të orkestruar dhe drejtuar nga Kryeministri Rama, kanë reduktuar në zero çdo hapësirë demokratike për opozitën duke e detyruar atë të ndërpresë marrëdhënien me Kuvendin.
Në këtë situatë të rëndë të demokracisë parlamentare, Partia Demokratike kërkon që shumica të reflektojë dhe të marrë përsipër duke dhënë garanci të plota politike të matshme edhe nga faktori ndërkombëtar se nuk do të përsëriten më në të ardhmen shkeljet e ligjit themelor të shtetit shqiptar dhe vendimeve të gjykatës Kushtetuese si dhe për të nisur një bashkëpunim shumicë-opozitë për të çmontuar mekanizmin që promovon krimin në Parlament dhe strukturat shtetërore.
Beteja e përditshme e vendosur e opozitës në mbrojtje të demokracisë, bëri te ditur Basha, është dhe mbetet e vetmja mënyrë për ti vënë fre revanshit të kësaj mazhorance për zëvendësimin e demokracisë në Shqipëri me një regjim oligarkik. Partia Demokratike, tha Basha, është e vendosur në ruajtjen e standardeve demokratike që shqiptarët me aq mund kanë ndërtuar gjatë këtyre viteve. /ATSh/
/Shqiptarja.com