TIRANE - Pas video skandalit në kopshtin zoologjik të Tiranës ku një kalë u sulmua nga demi që gjendej brenda të njëjtit kafaz, ka reaguar Bashkia e Tiranës. Në asnjë moment në njoftimin e saj Bashkia nuk përmend ngjarjen e ndodhur, por justifikohet duke thënë se situata në kopshtin zoologjik ka degraduar për faj të kryeministrit Rama, pasi qeveria ka bllokuar dhënien me koncesion të tij e cila do të mundësonte krijimin e një kopshti zoologjik modern për qytetin e Tiranës.
“Që prej muajit tetor të vitit 2014, në Këshillin Bashkiak është çuar për vendimmarrje projekti i dhënies me koncesion i cili vazhdon të mbetet i bllokuar edhe sot, ndërkohë që ka një interes të madh për të”, thuhet në reagimin e Bashkisë.
Duke përfituar nga rasti në fjalë, Bashkia i bën thirrje këshillit bashkiak që të fillojë sa më shpejt procedurat për dhënien me koncesion të kopshtit zoologjik.
Grupi i vullnetarëve që kujdeset për kafshët, “Animal Rescue Albania”, i cili publikoi edhe videon në kopshtin zoologjik, i bëri apel Drejtorit të Kopshtit Zoologjik dhe kreut të Bashkisë Lulzim Basha, për të mbyllur kopshtin e “torturave.
Njoftimi i plotë i Bashkisë së Tiranës
Bllokimi me urdhër politik të Edi Ramës i dhënies me koncesion të kopshtit zoologjik në të cilin nuk është investuar prej 20 vitesh po sjell degradimin e tij
Situata në kopshtin zoologjik të Tiranës vazhdon të rëndohet për fat të keq, për shkak të politikave bllokuese që kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë ndaj Bashkisë së Tiranës përmes bllokimit të projekteve, të buxhetit dhe përgjysmimit të fondeve në dispozicion të saj. Pasi nuk ka marrë asnjë masë për 11 vite si kryebashkiak për të ndryshuar situatën në kopshtin zoologjik, me urdhër politik ka bllokuar dhënien me koncesion të tij e cila do të mundësonte krijimin e një kopshti zoologjik modern për qytetin e Tiranës.
Që prej muajit tetor të vitit 2014, në Këshillin Bashkiak është çuar për vendimmarrje projekti i dhënies me koncesion i cili vazhdon të mbetet i bllokuar edhe sot, ndërkohë që ka një interes të madh për të. Bllokimi i dhënies me koncesion të kopshtit zoologjik është pjesë e politikës së bllokimit me urdhër te kryeministrit Edi Rama të çdo projekti modernizues që Bashkia e Tiranës ka hartuar dhe është gati të jetësojë për ta shkëputur qytetin nga zhvillimi betonizues dhe për t’i dhënë atij një zhvillim modern dhe europian.
Bashkia e Tiranës i kërkon dhe njëherë Këshillit Bashkiak të miratojë sa më parë procedurën për dhënien me koncesion të kopshtit zoologjik në mënyrë që të mundësohet ndërtimi i një parku zoologjik në parametra modernë dhe të parandalohet çdo incident dhe degradim i mëtejshëm i tij.
PDF - Dokumenti i Bashkisë për dhënien me koncesion të Kopshtit Zoologjik
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PDF - Dokumenti i Bashkisë për dhënien me koncesion të Kopshtit ZoologjikRedaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)