Pas mazhorancës, edhe liderët e Partisë Demokratike kanë bërë homazhe në varrezët e dëshmorëve të kombit. Të pranishëm në ceremoni ishin kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Pas nderimit përpara memorialit “Nënë Shqipëri” ata vendosën lule në varrin e Azem Hajdarit.
Më pas lideri demokrat bëri homazhe edhe në vendin ku prehen 22 intelektualet e pushkatuar ne regjimin komunist, të akuzuar për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike.
Lajmi kryesor:
Politika e ndarë për homazhe, Meta apel: Duhet dialog! Basha: Për lirinë shkohet në betejë çdo ditë










