Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kandidati i koalicionit të djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova zhvilluan të shtunën pasditë një bashkëbisedim me të rinjtë në kryeqytet.
Gjatë takimit, Kreu i PD-së, u shpreh se të rinjtë janë fytyra europiane e vendit dhe dëshira e ambicia e tyre, janë dhe e ardhmja e Shqipërisë. "Jemi këtu për të dëgjuar problemet që kanë të rinjtë. Jemi këtu për të ndërtuar një projekt bashkarisht me të rinjtë", tha Basha.
Kandidati për kryebashkinë, Halim Kosova nga krahu tjetër u shpreh se ka ardhur koha të reagojmë, pasi në çdo cep të Tiranës ku shkel, shoh varfëri, shoh njerëz të cilët vuajnë mungesën e shërbimeve. "Jam i gatshmë për të bashkëpunuar me këdo për të zgjidhur problemet e Tiranës. Jam i gatshëm të jem kudo në Tiranë për të zgjidhur problemet që kanë qytetarët e Tiranës në jetën e tyre të përditshme. Kam parë shumë varfëri, por dhe shpresë", tha Kosova.
"Për mua, shtoi Kosova, nuk ka rëndësi se nëse për një projekt timin do ta marrë meritën dikush tjetër, majfton që projekti të bëhet. "Ju sigurojë se do bëjë gjithçka që të keni mundësi për tu punësuar dhe për ndërtuar një të ardhme më të mirë", nënvizoi Kosova.
Më tej, Kosova dhe Basha dëgjuan problemet e të rinjve, teksa të dy theksuan se lufta e koalicionit të djathtë nuk është për politikë, por kundra varfërisë dhe rënies ekonomike të vendit tonë.
Ndër premtimet kryesore të koalicionit të djathtë janë ulja e papunësisë, rritjen e investimeve, uljen e çmimit të naftës, energjisë...etj /atsh/