Kryetari i ri i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka paditur në Gjykatë, kreun e PD, Lulzim Basha, pas akuzave së këtij të fundit për përfshirjen e Pjetrit në botën e krimit. Basha me anë të një video-mesazhi të shpërndarë ka vijuar sulmet dhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si të rrezikshëm për jetën dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë ku më pas renditi edhe disa emra të figurave të njohura në Partinë Socialisteve, mes tyre edhe Ndreun, duke thënë se janë kriminelë.
Këto akuza të rëndë, Ndreu nuk i ka lënë në heshtje pasi i është përgjigjur Bashës me ironi duke thënë se e fton në bashkinë e Lezhës, por edhe duke i thënë se për akuzat do të shihen në gjyq. Ndreu thekson se as Basha dhe as perëndia në qiell nuk ka shansin t’i gjejë qoftë një element sado të vogël inkriminimi.
“Per Lulezim Bashen: Zoti kryetar i opozites te pres per nje vizite ne Bashkine e Lezhes ku te diskutojme per zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Keni rol per te luajtur ne planet e zhvillimit dhe jam gati te ve shiritin e te pres. Sa per inkriminimin tim se shpejti shihemi ne Gjykate. As ti e as perendia me qiell nuk ka shansin te me gjeje qofte nje element sado te vogel inkriminimi. Kohe para teje jane bere prova serioze nga me te zote se ti per te me gjetur fakte e prova inkriminimi, por kane deshtuar me turp. Leri llafet ne ere se i sqarojme ne gjykate, por me thuaj kur do vish ne Lezhe te pres!”, shkruan Ndreu.
Mesazhi i plotë i Bashës:
Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh, që i duhen për të vjedhur Shqipërinë. Valdrin Pjetri i Shkodrës, i dënuar për trafik droge, pastrues parash me hotele, dyqane dhe aktivitete të tjera. Edi Rama e mbron atë nga zbatimi i ligjit antimafia! Njësoj si Elvis Roshin, Vangjush Dakon Qazim Sejdinin!
Pjerin Ndreu në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003. I larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjimet e manipulimit zgjedhor në dosjen 184, nuk dënohet, por kandidohet dhe mbrohet nga Edi Rama.
Artur Bushi i Krujës, trafikant droge në Itali, Edi Rama e rikandidoi për herë të dytë si kryebashkiak. Dionis Imeraj i bandës së Ymer Lalës në Dibër dhe Valbona Sako e bandës Dako-Avdylaj në Durrës, të dy të kapur në përgjimet e dosjes 184 të vjedhjes së votave të Dibrës, mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama. Elton Arbana i bandës së Avdylajve, i kapur në përgjimet e dosjes 184, në vend të ndjekjes penale, mbrohet dhe kandidohet nga Edi Rama për kryebashkiak në Shijak. Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Klement Ndoni i Këlcyrës, trafikantë droge. Në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen nga Edi Rama. Agim Kajmaku, i dënuar në Greqi. Edi Rama e kandidon si kryebashkiak në Vorë. Rakip Suli i Kamzës, deputeti i kapur në vjedhje flagrante me kontrata shtetërore, në vend të ndjekjes penale dhe sekuestros financiare mbrohet dhe promovohet nga Edi Rama. Liman Morina i Hasit, ish prefekt në Kukës, i kapur me video duke blere vota, në vend që ta çojë në burg, Edi Rama e çon në bashki. Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS, garantues i pastrimit të parave të krimit shqiptar në Belgjikë, bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës për pastrimin e parave dhe marrjen e tenderave prej tyre, përfaqësues politik i bandave të Elbasanit. Jurgis Çyrbja, deputet i Durrësit, PS, përfaqësues politik i bandës së Emiljano Shullazit, mbrohet nga Edi Rama. Rrahman Rraja, deputet i Fushë Krujës, bos i krimit në zonën e Krujës, koka e një klani të trafikut të drogës, vjedhës zgjedhjesh. Ulsi Manja, kreu i komisionit të ligjeve, i kapur në përgjimet e dosjes 184 dhe i përfshirë në dosjen e pastrimt të parave të drogës me Toyota Yaris. Damian Gjiknuri, ish ministër, deputet i Vlorës, koka e operacionit për vjedhjen e votave në Dibër, i kapur në përgjimet e dosjes 184, në skandalin 40 milion euro të Unazës së Re, në vjedhje të mëdha dhe tentativë për pastrim parash në SHBA, nuk është në burg, por krahu i djathtë i Edi Ramës për zgjedhjet. Alket Hysenaj, deputet i Sarandës, vjedhës i pronave në bregdet, pastrues parash i korrupsionit. Paulin Sterkaj, deputet i Malësisë së Madhe, PS, në dokumentat e SHISH rezulton i përfshirë në trafikun e drogës dhe të prostitucionit në kohën kur ishte shef i Komisariatit të policisë së Lezhës. Tom Doshi, deputet i Shkodrës, i shpallur non grata nga SHBA, financuesi kryesor i Edi Ramës në opozitë, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës. Reme Lala, deputete e Dibrës, e bija e Ymer Lalës kokë e krimit të organizuar dhe mik i Edi Ramës, me rol kyç në dosjen 184 në vjedhjen e votave në Dibër.
Ilir Ndrazhi, deputet i Shijakut, PS, përfaqësues politik i bandës së Avdylajve, trafkantë ndërkombëtarë droge, pjesë e dosjes 339 për vjedhjen e votave në Durrës me Vangjush Dakon. Luan Harusha – deputet i Shkodrës, i lidhur me bandën kriminale të Bajrave, që blejnë vota për Edi Ramën. Edi Rama po i mbron dhe promovon njësoj siç mbrojti dhe promovoi: Arben Ndokën. Mark Frrokun. Armando Prengën. Saimir Tahirin. Fatmir dhe Geron/Agron Xhafaj Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! #ShqipëriaSiEuropa. RamaIk"
Aman o Pjerin c'merresh me nje krye kriminel krye hajdut qe e njeh I gjithe populli .ky duhet dhe do te denohet me burg perjete bashke me pinjollet e tjere per krime qe ka bere ,pale ka Turi ky te flasi per VALDRIN Pjetrin qe eshte mijra Vjet drite larg ketij halabaku
Përgjigju