Basha: Edi Rama është artist i mashtrimit

Basha: Edi Rama është artist i mashtrimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar të hedh akuza ndaj kryeministri Rama ku thote se ai po plaçkit  Shqipërinë.

Sipas Bashës, shqiptarët  kanë mbetur rrugëve dhe të papunë. Sipas tij Edi Rama është artist i mashtrimit. Më pas ai shton se çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur.

Postimi i Bashës:

Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin.

Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.

Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Hajduti Psiqik me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë të hanë sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet. Të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Hajdutit Psiqik ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.

Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Hajduti Psiqik dhunon të vegjlit dhe të varfërit dhe u shërben kriminelëve, të fortëve dhe oligarkëve.

Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike i Hajdutit Psiqik është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve. Që ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë duhet ta largojmë Edi Ramën. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 20/08/2019 23:21

    Ti lulush ,je gomar pa kapister , flet si thone batihava ,Duhet te dish ,se keto klithma te nje ish kamarieri nga Dibra ,jane dekomenta qe te lidhin kembet Nuk munt te akuzosh asnje njeri te thjeshte ,pa asnje fakt dhe prove ,Ti je me i Zi se cilido nga ato qe do marre SPAK ,Ipari Berisha dhe Meta ,let te shohim se kush ka grabitur me shume se njeri-tjetri i dyti or i treti Lulush ,BEHU GATI DIBRANI KOMBIT

    Përgjigju
  • Hinglateri: 20/08/2019 21:38

    Vetem m... di te hash o Lulash ke fakte shko denoncoi

    Përgjigju
  • ERP: 20/08/2019 13:52

    Te flase ndonje tjeter edhe do e besonim por te flasesh ti hajdut me buzeqeshje vetem sa ja rrit vlerat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh