Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha vendos të hakmerret ndaj futbollistëve që para pak ditësh kërkuan pagat e tyre përmes një proteste para Bashkisë.
Basha ka përdorur trajnerin e ekipit bardheblu, Nevil Dede për të sulmuar futbollistët e ekipit 24 herë kampion të vendit se ka trukuar ndeshjen Alesund – Tirana 5-0, e luajtur më 12 korrik të vitit të kaluar, në turin e dytë të Evropa Ligë .
Dede nuk u mjaftua me akuzën, por deklaroi se do t’i kërkojë Komisionit të Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit si dhe Prokurorisë që ta hetojë këtë ndeshje.
Edhe pse Dede nuk përmendi emra, shënjestër e tij janë disa nga veteranët bardheblu, të cilit kanë luajtur ndaj Alesund dhe që udhëhoqën protestën para Bashkisë për rrogat e prapambetura.
Ajo që çudit më shumë në vendosmërinë e Dedes për trukimin e ndeshjes është fakti që në momentin që është zhvilluar ndeshja,
Dede ka qenë në drejtimin e ekipit të Gjirokastrës. Por futbollistë deklarojnë se e mirëpresin deklaratën e Dedes dhe kërkojnë që ndeshja të hetohet për të nxjerrë të vërtetën.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com